Gunga në gishtin e madh të këmbës: Ç’duhet të dini për deformimin e zakonshëm të këmbës
E njohur në zhargonin e përditshëm si një gungë në gishtin e madh të këmbës, është një nga deformimet më të zakonshme të këmbës, me përhapje prej 23- 35%
Ndonëse trajtimet e shumta mund të lehtësojnë disi simptomat, korrigjimi i kësaj gjendjeje është i pamundur pa kryerjen e një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Përpos estetikës, operacioni sugjerohet për çdo rast që dhimbjet vazhdojnë të shtohen pavarësisht mjekimit.
Së pari: Cilat janë simptomat e këtij deformim, i cili ndryshon anatominë e këmbë?
Hallux valgus (termi mjekësor) shkakton dhimbje në brendësi të këmbës, në pjesën e shputës dhe te gishtat e vegjël. Gjithashtu sjell ndjesinë e djegies, skuqjes, enjtes dhe mpirjes.
Teksa përgjatë viteve gunga vazhdon e bëhet më e dukshme, veshja e këpucëve do t’ju shkaktojë dhimbje të padurueshme. Po kështu, gishti i madh do të devijojë duke spostuar detyrimisht gishtat e tjerë.
Së dyti: Kush janë më të prekur?
Çdokujt mund t’i shkaktohet një gungë e këtillë, por përgjithësisht gratë janë më të rrezikuara. Po kështu, njerëzit, tabani i këmbës së të cilëve është i sheshtë janë akoma më të prekur nga deformimi në fjalë.
Po kështu njihet edhe një rast specifik në mjekësi, ku nga hallus preken edhe vajzat e moshës 10- 15 vjeçare.
Së treti: Çfarë i shkakton?
Gungat kockore vijnë si pasojë e këpucëve të papërshtatshme (tepër të ngushta), po kështu shkaktohen nga artriti ose thjesht janë të trashëguara.
Së katërti: Nuk jeni të vetmit/vetmet
Këshillë: Pavarësisht kryerjes ose jo të operacionit, e mira është të shmangni sa më shumë takat e larta. Zgjidhni një palë këpucë të arsyeshme (maksimumi 5 centimetra takë), lëkurë të butë ose atlete sportive. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A