LAJMI I FUNDIT:

Huawei ka përdorur imazhe të gatshme, për reklamimin e kamerës së telefonit të ri (Foto)

Huawei ka përdorur imazhe të gatshme, për reklamimin e kamerës së telefonit të ri (Foto)

Në reklamimin e telefonit të ri P30, Huawei ka përdorur imazhe të gatshme prej internetit, sikur të jenë shkrepur nga kamera e avancuar që është punuar nga vet kompania.

Richard Yu është CEO i prodhuesit teknologjik, që postoi disa imazhe në Weibo, një rrjet social shumë i popullarizuar në Kinë, transmeton Telegrafi.


Të gjitha thuhej se ishin bërë nga kamera e P30, ndërsa në mes e kishin edhe një rreth që thuhej se ishte fokusi i “periscope zoom”.

Shumica e njohësve të fotografisë, menduan se imazhet janë shumë të mira për të qenë të vërteta, ndërsa kjo doli të jetë e vërtetë. Kërkimi në internet, tregoi se katër prej nëntë fotografive mund të blihen, teksa tjerat merren falas.

Imazhi i një fëmije me tri rosa, ka edhe autor të njohur, meqë Jake Olson, pretendon se e ka shkrepur vet. Fotografi ka thënë se Huawei nuk i ka marrë leje, por që nuk mund ta akuzojë sepse fotografia ishte shpërndarë në internet.

Deri më tani, Huawei nuk ka dhënë ndonjë deklaratë, ndërsa ky nuk është i vetmi rast, kur kompania ka kryer një mashtrim të ngjashëm. Gjatë vitit 2016, ishin shpërndarë fotografi të gatshme, kinse janë realizuar nga kamera e telefonit DSLR. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Në korrik, Samsung prezanton Galaxy Z Flip6 - Fold6 dhe Galaxy Ring

Në korrik, Samsung prezanton Galaxy Z Flip6 - Fold6 dhe Galaxy Ring

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Teknologji
Kalo në kategori