LAJMI I FUNDIT:

“Të dua sa jeta”

“Të dua sa jeta”

Arti mund të shndërrohet në një mjet të pazëvendësueshëm për të luftuar dukuritë negative në një shoqëri që aspiron të zhvillohet. Përmes tij mund të ndryshojnë balancat, mund të përshpejtohet ritmi, mund të nxitet optimizmi.

Me këtë motiv dhe me idenë se çdo artist duhet të kryejë misionin e vet në funksion të të tërës, Daniela Moçia, aktore teatri, dhe Marco Picistrelli, fotograf, u bënë protagonistë të mbrëmjes “Të dua sa jeta”, zhvilluar në mjediset e Konsullatës së Përgjithshme të Italisë në Vlorë.

“Të dua sa jeta” është përbërë nga një ekspozitë fotografike dhe një pjese teatrale, alternuar me foto e video. Imazhet e ekspozitës në bardhezi shfaqen jo dhunuese, jo të dukshme, por simbolike, evokuese, emocionuese. Gjithsekush nga vizitorët, përballë këtyre fotove mund të shohë diçka të ndryshme, të japë një gjykim, të projektojë ankthin apo të ndjejë thjesht emocione, por gjithsesi në një mënyrë subjektive. Pra, gjithçka lidhet me botën e brendshme. Nga ana e saj, aktorja përlot të pranishmit me interpretimin e saj në dy monologëve, “Nannarella” të Giulia Riçiadit dhe “Deri sa vdekja të na ndajë”, të Francesco Olivierit. /ata/