Makina sportive tërësisht elektrike, është prodhuar për të shënuar 110 vjetorin e Bugattit
Bugatti Type 35 është një prej makinave të garave, më të suksesshme në histori, transmeton Telegrafi. Të ndërtuara me fuqi të ndryshme, këto makina fitonin deri në 14 gara në javë, gjatë kohës së tyre të lavdisë.
Me ta ngritur Bugattin në një nivel të konsiderueshëm, shitja e tyre ndihmoi që të ndërtohet edhe makina për rrugë të zakonshme.
Në vitin 1925, Ettore Bugatti dhe biri tij Jean, nisën ta ndërtojnë një makinë të vogël, që do t’ia dhuronin më të riut në familje, Roland për ditëlindjen e katërt.
Kjo jo vetëm që u pëlqye nga vogëlushi, por edhe prej shumë vizitorëve në Molsheim të Francës. Për këtë arsye, ky Bugatti i vogël hyri në prodhim dhe u krijuan rreth 500 njësi, prej vitit 1927 deri më 1936.
Ato u bënë shumë të dashura për entuziastët, si dhe thesar për ata që i kanë në pronësi, pasi vitin e kaluar, një i tillë është shitur për 100 mijë dollarë.
Për të festuar 110 vjetorin, Bugatti ka vendosur ta rikthejë këtë makinë, por me modifikime të shumta. Formati është i njëjtë sa për të rritur, ndërsa poshtë i ka bateritë nga litiumi, si dhe sistem frenimi që e ruan energjinë.
Makina që ka vetëm katër kuaj fuqi, ndërsa nuk mund të lëvizë më shpejtë se 45 kilometra në orë. Çmimet për këtë Bugatti fillojnë nga 33,700 dollarë, ndërsa nuk dihet se sa do të ketë interesim për këtë makinë tërësisht elektrike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMercedes ndan pamje nga versioni i ri CLE
Shoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr
Subaru WRX e vërteton të kundërtën e asaj që njerëzit mendojnë se ka performancë "të butë"
Traction Avant, vetura më inovative në histori feston ditëlindjen e 90-të
Ky Fiat 'i djegur' është shitur për hiq më pak se rreth 20 mijë euro
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'