LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Në Bruksel i njoftuam se Kosova tashmë ka qëndrim zyrtar për dialogun

Limaj: Në Bruksel i njoftuam se Kosova tashmë ka qëndrim zyrtar për dialogun

Dy bashkëkryesuesit e delegacionit për dialogun me Serbinë Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti kanë udhëtuar dje për në kryeqendrën evropiane, në Bruksel, me qëllim që ta dorëzojnë Platformën e dialogut e cila javën që shkoi u votua në Kuvendin e Kosovës.

Bashkëkryesuesi i delegacionit shtetëror për dialogun Fatmir Limaj ka thënë se qëllimi i shkuarjes në Bruksel ka qenë që zyrës së shefes së diplomacisë së Bashkimit Evropian Federica Mogherini t’ia dorëzojnë edhe formalisht Platformën për dialogun.

“Ashtu siç edhe kemi paralajmëruar, platformën e dialogut e kemi dorëzuar edhe formalisht tek zyra e shefes së BE-së, Federica Mogherini. Njëkohësisht qëllimi i takimit me përfaqësues të kësaj zyre është njoftimi me votën e deputetëve për dialogun e po ashtu i kemi njoftuar se Kosova tashmë ka qëndrim zyrtar për dialogun”, ka thënë Limaj për KosovaPress nga Brukseli.


Limaj tha se i kanë njoftuar përfaqësuesit evropianë edhe për kalimin në Parlament të Ligjit për dialogun dhe po ashtu edhe angazhimin e institucioneve të Kosovës për të çuar përpara këtë proces të rëndësishëm për vendin.

Duke komentuar shkrimet se bashkëkryesuesit kanë shkuar tinëz në Bruksel, Limaj tha se ky është takim i rregullt i delegacionit dhe se nuk ka asgjë për të mbajtur fshehtë, pasi që e kanë paralajmëruar se pas votimit, platformën dhe qëndrimin zyrtar të Kosovës do ta dërgojnë në Bruksel.

Ndryshe platforma për dialogun dhe ligji për dialogun ka marr votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme të mbajtur më 7 mars (të enjten e kaluar).

Sipas platformës për dialogut objektivi i kësaj marrëveshje është zgjidhja e tё gjitha çështjeve tё hapura, duke u mundësuar të dy shteteve të njohin sovranitetin e njëra-tjetrës dhe hapur rrugë Kosovës drejt anëtarësimit në Kombet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.

Në trend Lajme

Më shumë
Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Hidhet një granatë dore në një objekt në Pejë, policia në kërkim të personave të dyshuar

Hidhet një granatë dore në një objekt në Pejë, policia në kërkim të personave të dyshuar

Kronika e Zezë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Kalo në kategori