LAJMI I FUNDIT:

Tri ushtrimet që djegin më shumë kalori sesa vrapimi

Tri ushtrimet që djegin më shumë kalori sesa vrapimi

Për disa, nuk ka gjë më të mirë sesa një vrapim i gjatë e i mirë.

Vrapimet e gjata janë mundësi e mahnitshme për ta pastruar kokën, për të dalë nga shtëpia dhe për të djegur shumë kalori – pra, i shijoni të gjitha përfitimet që nuk mund t’i merrni nga qëndrimi ulur në kauç, transmeton Telegrafi.


Megjithëse shumicës së njerëzve i pëlqejnë përfitimet e vrapimit, thuajse të gjithë e urrejnë monotoninë e këtij aktiviteti.

Por, fatmirësisht, nëse veç qëllimi juaj është të digjni kalori shpejt, nuk keni nevojë të ngecni në botën e një vrapuesi, por ka aktivitete tjera që mund t’i kryeni dhe që ju djegin shumë kalori.

Boksi

Nuk keni nevojë të futeni në ring dhe të ndesheni me dikë për të humbur peshë. Mjafton ta goditni një thes të rëndë, të ushtroni me një partner apo thjesht të bëni goditje në ajër për të djegur kalori. Ekspertët thonë se aktiviteti i boksi mund t’ju ndihmojë t’i digjni deri në 800 kalori për një orë.

Ushtrimet ‘burpee’

Një person 80-kilogramësh i djegë rreth 1.43 kalori për çdo ushtrim ‘burpee’ që e bën, thonë ekspertët.

Prandaj, nëse mund të qëndroni për të paktën shtatë minuta duke e bërë këtë ushtrim, atëherë numri i kalorive që do t’i digjni do të jetë dyshifror.

Por ju duhet të synoni t’i bëni të paktën 10 burpee për çdo 60 sekonda, apo një shkallë prej 14.3 kalorive për minutë.

Kërcimi me litar

Me ushtrimit e kërcimit me litar ju mund t’i digjni nga 15 deri në 20 kalori për minutë.

Mesatarisht një person mund t’i djegë 200-300 kalori për vetëm 15 minuta. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Këshilla Lifestyle
Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Stil
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Orgazma femërore nga kënaqësia, në ngazëllim

Orgazma femërore nga kënaqësia, në ngazëllim

Intimitet dhe Pasion
Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Stil
Pika G shkon në harresë: Meshkuj, ky është vendi që duhet t'ia kushtoni vëmendjen!

Pika G shkon në harresë: Meshkuj, ky është vendi që duhet t'ia kushtoni vëmendjen!

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori