LAJMI I FUNDIT:

Brie Larson i befason fansat në premierën e “Captain Marvel” duke u shfaqur në disa kinema ku jepej filmi

Brie Larson i befason fansat në premierën e “Captain Marvel” duke u shfaqur në disa kinema ku jepej filmi
Aktorja kryesore e filmit "Captain Marvel", Brie Larson (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Brie Larson i ka befasuar fansat në premierën e shumëpritur të filmit me superheronj, “Captain Marvel”, duke u shfaqur në disa salla kinemash ku po shfaqej filmi.

E veshur me tuta dhe me një pije në dorë, aktorja ka hyrë në sallë duke nxitur ovacione te të pranishmit, ndërsa më pas e ka shfrytëzuar rastin që të bëjë edhe shaka.


“Kam dëgjuar se karakteri im ndodhet në gota dhe në kokoshka, prandaj erdha që të sigurohem”, i ka thënë Larson publikut.

Më pas, ajo ka shkuar në banakun e shitjes dhe është siguruar që të gjithë fansat e saj të marrin pije dhe kokoshka.

Të gjitha lajmet nga Brie Larson
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Brie Larson

“Captain Marvel” është në rrugë për t’u bërë filmi i dytë me superheronj me përfitimet më të mëdha në fundjavën e parë të shfaqjes, menjëherë pas “Black Panther”.

Theksojmë se Larson në film luan rolin e Carol Denvers, e cila bëhet një prej heroinave më të mëdha të gjithësisë, Captain Marvel. Ajo duhet ta shpëtojë njerëzimin kur Toka ndodhet në mes të një lufte universesh ndërmjet dy galaktikave.

Krahas saj, në këtë film luajnë edhe Samuel L. Jackson, Ben Mendelsohn, Djimon Hounsou, Lee Pace, Lashana Lynch, Gemma Chan, Algenis Perez Soto, Rune Temte, Mckenna Grace, Clark Gregg e Jude Law.

Filmi aksion me superheronj me një karakter femër në rolin kryesor paraqet reagimin e Marvel ndaj hitit të DC Comics, “Wonderwoman”, që arriti sukses shumë të madh. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Donaldi të ka shkruar një letër" - Einxhel Shkira befason me praninë në emisionin e Bora Zemanit

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Kalo në kategori