LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari që mund të mbes në Serbi, nuk e ka idenë çka është shkëmbimi i territoreve

Shqiptari që mund të mbes në Serbi, nuk e ka idenë çka është shkëmbimi i territoreve

Mbi 72 kilometra nga kryeqyteti i Kosovës e 32 kilometra nga qyteti më i madh i afërt, Mitrovica, jeton një burrë rreth të dyzetave që bën jetë të zakonshme në një vend aspak të tillë.

Avni Halili jeton në një shtëpi 2 dhomëshe në fshatin më verior të Kosovës në Komunën e Leposaviqit, që quhet Cerajë.

Ai tregon se rreth tij jetojnë edhe nëntë familje të tjera, në një fshat që shtrihet në më pak se 30 kilometra nga kufiri me Serbinë, e për të cilin ai ka drojë se mund të vendoset më afër Prishtinës sesa ndodhet vetë ai për momentin.


“Nëse bëhet siç po flitet, prej këtu poshtë ku është reka, e ajo pjesë andej po shkëputet prej territorit tonë”, ka thënë Avniu për Reporteri.net.

Mirëpo, ani pse ka dëgjuar shumë muhabete rreth kësaj teme, me terma si ndarja, shkëmbimi e korrigjimi, ai thotë se nuk e ka idenë çfarë  mund të bëhet me ta.

“Përveç problemeve e gajleve që i kemi në këtë pjesë, tash po flitet edhe për shkëmbim territoresh e këto. Në qoftëse ndodh shkëmbimi, na nuk e di çka do të bëjmë e as ku do të mbesim. Bile ne për këtë temë, nuk e di ku po mbesim, a çka po bëjmë. Hiç s’kemi kurrfarë ideje për këtë punë”, thotë ai me një zë të ngjirur.

Avniun, i përballur me shumë tema që për të konsiderohen me shumë ndikim, e mban simbolika. Duke dhënë mesazh politik, e sidomos të guximit, ai tregon se në dollap mban gjithmonë një flamur kombëtar.

“Këtu unë e mbaj flamurin kombëtar, sepse gjithmonë këto vende kanë qenë shqiptare”, janë fjalët që i thotë teksa vendos bezin kuq e zi për trupi.

Megjithatë, për Avniun jeta në Cerajë nuk është shumë e pasigurt. Të vetmin shqetësim ai e ka rrugën. Rrezik për të thotë se është lartësia dhe kushtet e rrugës.

Ndërkohë, ndonëse në gojën e tij vend më të madh zënë temat e mëdha politike, ai bën jetë të zakonshme. Familjen e tij nëntë anëtarëshe e mban me bujqësi e blegtori.

Cigaren gjithmonë në mes gishtave e gishtin zakonshëm në ballë. Këtë pamje ai e mban kur temat që flet nuk i duken fare relaksuese…/reporteri/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

Lajme
Kalo në kategori