LAJMI I FUNDIT:

Prishtina fiton ndaj KEK-ut, mban hapin me liderin

Prishtina fiton ndaj KEK-ut, mban hapin me liderin

Prishtina ka vazhduar luftën për titull duket mposhtur KEK-un me rezultat 2-1 në Obiliq.

Klubi kryeqytetas kështu u kthye te fitorja pas dy ndeshjeve pa fitore.


Goli i parë erdhi në minutën e gjashtë kur Diar Miftaraj nga afërsia shënoi për 1-0 pas një goditje nga këndi.

Në vazhdim Prishtina dominoi dhe kishte raste të pastra shënimi me Arbër Hoxhën që nuk ishte konkret.

Në minutën e 27-të një penalti e fituar nga Argjend Mustafa konvertohet në gol nga kapiteni Armend Dallku për 2-0.

Prishtina nuk mbylli ndeshjen dhe la të hapur dilemën pasi Qerimi shënoi për 2-1.

KEK-u provoi që të befasonte, por Prishtina nuk pranoi gol dhe arriti të siguronte fitoren e radhës.

Prishtina kthehet në pozitën e dytë me pesë pikë më pak se Feronikeli dhe pikë të barabarta me Llapin. /Telegrafi/