Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, i është kundërpërgjigjur zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli, pasi ky i fundit tha sot se presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk duhet të luajë rolin e molerit në lojën lindje-perëndim.
Duke iu përgjigjur Pacollit, Stefanoviq ka thënë për Tanjugun se “presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka dëshirë të bëjë punën e molerit”.
“Vuçiqit i pëlqen të bëjë punën e molerit, por nuk është vrasës, dhunues dhe kriminel lufte, siç është Behgjet Pacolli dhe shefat e tij”, ka thënë Stefanoviq, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, sot përmes një postimi në Facebook, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duhet ta kuptojë se Serbia nuk mund të bëhet pykë në marrëdhëniet strategjike dhe të përhershme mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës dhe duhet të ndalet me retorikat agresive ndaj Kosovës.
“E ftoj që mos të luaj rolin e molerit në lojën lindje-perëndim, por të kthehet në tavolinë të dialogut ku po ju presim… me platformë!”, ka thënë Pacolli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe