LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Vuçiq po luan rolin e molerit

Pacolli: Vuçiq po luan rolin e molerit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duhet ta kuptojë se Serbia nuk mund të bëhet pyke në marrëdhëniet strategjike dhe të përhershme mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës dhe duhet të ndalet me retorikat agresive ndaj Kosovës.

Pacolli, përmes një postimi në Facebook, gjithashtu, duke iu adresuar presidentit serb, e porosit: “E për “gëlqerosje… si theksoi ai, e ftoj që mos të luaj rolin e molerit në lojën lindje-perëndim, por të kthehet në tavolinë të dialogut ku po ju presim… me platformë!”


Postimi i plotë i Pacollit:

“Presidenti i Sërbisë, Vuçiqi duhët ta kuptojë se Serbia nuk mund të bëhet pyke në marrëdhëniet strategjike dhe të përhershme mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës dhe duhët të ndalët me retorikat agresive ndaj Kosovës. Zotri Vuçiqi e din fare mirë se në bisedime shkohet me platformë të qartë.

Serbia nuk duhët të luhatet e kurthuruar në lojën e saj mes lindjës dhe perëndimit por duhët të ketë një platformë për bisedimet e ardheshme.

E siguroj Vuciqin që asnjë paqe e qëndrueshme dhe afatgjatë nuk mund të ndërtohet pa gjykimin e krimeve, prandaj në funksion të kësaj duhet të ketë një Gjykatë e cila do të merrej me përgjegjësinë kriminale të Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës. Rajoni duhet të pastrohet nga krimi dhe kriminelët që shëtisin të lirë gjithandej në Serbi e rajon.

Në anën tjetër, Presidenti Vuciq nuk ka pse të brengosët për komunitetin serb që jeton në Kosovë, sepse nuk ka komunitet në botë, që gëzon të drejta dhe siguri në nivelin që kanë qytetarët serb në Republikën e Kosovës.

E për “gëlqerosje”… si theksoi ai, e ftoj që mos të luaj rolin e molerit në lojën lindje-perëndim, por të kthehet në tavolinë të dialogut ku po ju presim… me platformë!!”(sic), ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori