LAJMI I FUNDIT:

Gazetari britanik pro-rus që po bën fushatë kundër Kosovës

Gazetari britanik pro-rus që po bën fushatë kundër Kosovës

Një gazetar që ka shkaktuar shumë probleme në Ukrainë, për shkak të propagandës pro ruse, ka qëndruar në Kosovë para një jave.

Geraham William Philips ka bërë disa reportazhe në Kosovë ku konstaton se shteti i ri është rezultat i spastrimit etnik të serbëve. Ai tallet me pro-amerikanizmin kosovar dhe e paraqet UÇK-në si organizatë terroriste.


Ai madje ka intervistuar edhe qytetarë të cilëve u është prezantuar si gazetar nga Britania.

Graham William Phillips është i vetëshpallur si “gazetar ushtarak britanik”.

Ai u shfaq në skenën ukrainase, duke raportuar për armiqësitë e dobishme për Kremlinin, ndërkaq punon si korrespondent për kanalet televizive ruse RT (Rusia Sot) dhe Zvezda.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pati njoftuar publikisht se gazetarët e TB Zvezda konsiderohen si përfaqësues të forcave të armatosura.

Për të maskuar veprimet e tij, Phillips përdor metodat e rregullta në të cilat përzien doza të së vërtetës me trillime të papërpunuara, në mënyrë efektive duke e mbushur hapësirën e informacionit. Në të njëjtën kohë, ai luan rolin e një gazetari që çmendurisht kërkon të vërtetën.

Ai pati shkaktuar një skandal në parlamentin britanik, duke u fshehur në maskën e një gazetari në një ngjarje që shënonte 25 vjetorin e krijimit të marrëdhënieve diplomatike midis Britanisë së Madhe dhe Ukrainës.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori