Në një ditar nazist të luftës, tregohet për qindra ngarkesa me ari, vepra arti dhe gjësende të vlefshme, që janë fshehur në hapësira të ndryshme të Polonisë.
Sipas shënimeve të Egon Ollenhauer, pretendohet se Adolf Hitleri ka urdhëruar fshehjen e 260 makinave të ngarkuara në 11 lokacione të ndryshme në tokën polake, për t’i mbajtur të sigurta në Ushtria e Kuqe Sovjetike, që vazhdonte të avanconte, transmeton Telegrafi.
Ollenhauer ishte figurë kyçe e operimit, që kishte lidhje me oficerë tjerë të SS-it dhe aristokratët e shumtë që donin ta mbronin pasurinë prej sovjetikëve.
Ky ditar që për disa dekada, është mbajtur nga një ‘shoqatë masonike’ e vjetër më se 1,100 vjet në Quedliburger të Gjermanisë, tregon se janë 11 thesare sekrete.
Vetëm njëra prej tyre, përmban 28 tonelata ari të bankës Reichsbank që ndodhej në Breslau, qytet që tani njihet si Wrocklaw. Te lokacionet tjera, ka monedha ari, medalje, stoli, si dhe gjëra me vlerë, që banorët iu kanë dhënë nazistëve për t’i ruajtur.
Gjithnjë sipas ditarit, në një lokacion tjetër ka vepra arti, të realizuara nga Botticelli, Rubens Cezanne, Carravavio, Monet, Durer, Raffael dhe Rembrandt. Derisa në ngarkesat tjera, thuhet se ka objekte të vlefshme religjioze, të cilat nazistët i grumbullonin për të plotësuar agjendën e tyre raciste.
Roman Furmaniak është drejtori i shoqatës Schlesische Brucke Fondation, që tani është në pronësi të ditarit, ka thënë se pas shumë përpjekjeve, para dhjetë vitesh ‘shoqata masonike’, ka vendosur t’ju dhuroi ditarin.
“Kemi filluar të japim informata tani, pasi të gjithë të përfshirët në ngjarjet që përshkruhen në ditar, më nuk janë të gjallë. Kjo ka qenë dëshira e pronarëve të mëparshëm” ka thënë Furmaniak.
Kur ishte dorëzuar ditari, u kërkuar që të mbahet mbyllur, derisa të gjithë personat e përfshirë në ngjarjet e përshkruara, veçanërisht oficerët, të jenë ndarë nga jeta dhe të mos përfitojnë nga këto pasuri, në asnjë mënyrë.
Autenciteti i ditarit është vërtetuar nga pesë grupe të ndryshme ekspertësh, përfshirë Departamentin e Historisë së Artit në Gjermani dhe Universiteti Gottingen.
Të dhënat nga ky ditar, do të bëhen të ditura tani që është shënuar 100 vjetori i pavarësisë së Polonisë dhe 1,100 vjetori i shoqatës që e kishte në pronësi për një kohë të gjatë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Demi hyn brenda një dyqani telefonash dhe shkakton dëme të konsiderueshme
“Përqafoi” mbi një mijë pemë për një orë, burri nga Gana shënon rekord të ri botëror
Një turist në Norvegji është gjobitur me rreth 1,000 euro për shkak se iu afrua shumë një “lope deti”
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'
Demi hyn brenda një dyqani telefonash dhe shkakton dëme të konsiderueshme
Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë
Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë