LAJMI I FUNDIT:

Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni, Zeqiri nuk pranon modelin për diasporën

Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni, Zeqiri nuk pranon modelin për diasporën

Propozim-ligji për regjistrimin e popullsisë, tani më është dorëzuar në Qeveri. Risia e këtij ligji është se përmban grafën e përkatësisë etnike, çështje kjo e cila u vu në pikëpyetje nga Enti Shtetëror për Statistika.

“Ne si institucion, tashmë një periudhë më të gjatë propozojmë që përkatësia etnike të mos jetë pjesë e regjistrimit të popullsisë. Deshëm ta dëgjojmë mendimin e opinionit publik, por për fat të keq ai mendim nuk ishte i njëjtë si propozimi ynë. Opinioni reagoi kundër asaj që të hiqet përkatësia etnike, edhe pse gëzohem që një pjesë e madhe e popullsisë filloi të mendojë ndryshe – se qëllimi nuk është që në regjistrimin të grumbullohen vetëm të dhëna për etnitetin, por se regjistrimi është një operacion shumë më i rëndësishëm”, theksoi Apostoll Simovski, Drejtor i Entit Shtetëror të Statistikave

Por profesori universitar Izet Zeqiri, nuk pajtohet në një segment të regjistrimin e popullsisë kur flitet për diasporën, përkatësisht për vetë-regjistrimin e mërgimtarëve.


“Diaspora nuk do të mund të vetë-regjistrohet, edhe nëse regjistrohet, ky numër do të jetë shumë i vogël dhe simbolik. Kjo ka gjasa të përfundojë si zgjedhjet e diasporës të cilat në bazë të kodit zgjedhor paraqitjet për të votuar kanë qenë simbolike, ku nga dhjetëra mijëra me të drejtë vote, paraqiteshin me disa qindra mërgimtarë për të votuar”, u shpreh Izet Zeqiri, Profesor Universitar

Regjistrimi pritet të bëhet prej 1 deri më 21 prill të vitit 2020. Pas shqyrtimit, Qeveria, duhet ta miratojë dhe më pas ta dërgojë në Kuvend, ku do të ketë mundësi që deputetët të dorëzojnë amendamente për të korrigjuar këtë propozim-ligj. Regjistrimi i fundit i popullsisë është realizuar në vitin 2002, që u shoqërua me debate të shumta lidhur me përqindjen e popullatës në vend nga pikëpamja etnike. Që atëherë kanë kaluar 17 vite, pas çka institucionet e ndryshme kanë theksuar se mungesa e regjistrimit të popullsisë u shkakton probleme të shumta gjatë planifikimit të politikave ekonomike, arsimore e sociale. Ky defekt gjithashtu ka shkaktuar shumë probleme edhe në listën zgjedhore gjatë cikleve të ndryshme zgjedhore./Tv21/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori