Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ishte në Vaun e Dejës së bashku me Rudina Hajdarin e cila nuk e la mandatin e saj si deputete.
Për mandatin ajo kërkoi kohë për t’u konsultuar edhe me të huajt, të cilët nuk e mbështesin opozitën në këtë hap ekstrem dhe duket se kjo vizitë e saj me diplomatin e BE-së është një përgjigje.
Ndërkohë, zoti Soreca vijoi në prani të Hajdarit kritikat për sjelljen e opozitës: “Situata është e paprecedentë. Opozita po mban qëndrim pa u kthyer pas dhe kjo është për të ardhur keq. Ja kemi thënë disa herë këtë gjë, por pa sukses. Në rast moszgjidhjeje të këtij ngërçi, integrimi i Shqipërisë është në rrezik. I bëjmë thirrje të gjitha palëve që të marrin pjesë në zgjedhjet vendore si e vetmja mënyrë demokratike”.
Rudina Hajdari nuk ka folur ende dhe ka shmangur daljet publike, ndonëse prej saj nuk kanë munguar mesazhet për vendimin që tashmë duket se e ka marrë. Në rrjetet sociale, kur opozita shpalli vendimin, ajo e vlerësonte se djegia e mandateve në grup do të ketë risqe, ndërsa më vonë në Tëitter ajo do të alarmonte ndërkombëtarët se donin ta përjashtonin nga partia. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mbyllja e institucioneve financiare, Franca i bën thirrje qeverisë të ndalojë çdo veprim të mëtejshëm në veri
Sekuestrimi i dinarëve në veri, avokati: Procedura gjyqësore mund të zgjasë me vite
Inspektorati Shëndetësor: Punonjësit me kontratë pune në toksikologji u pranuan vetëm me nënshkrimin e Iljazit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251