Vazhdimisht na është thënë se mungesa e aktivitetit fizik dhe shpenzimi i kohës në mënyrë të kotë është gjëja më e keqe që mund ta bëjmë, andaj dembelia i bie të jetë një prej mëkateve më të mëdha që e bëjmë çdo ditë.
Por, kjo mund të mos jetë krejtësisht e vërteta. Normalisht se aktiviteti i vazhdueshëm është gjë tejet e mirë, por edhe stili më i ngadaltë i jetesës mund të mos jetë zgjedhje e gabuar, transmeton Telegrafi.
Fillimisht, pavarësisht se të rriturve u thuhet të mos bëjnë një sy gjumë pasdite, duket se kjo gjë është tejet e mirë për shëndetin.
Studimet tregojnë se dembelia mund të jetë mënyrë e shkëlqyeshme për ta stimuluar kreativitetin dhe motivimin.
Le t’i qartësojmë gjërat: ne nuk ju inkurajojmë ta shpenzoni jetën duke qëndruar të shtrirë në divan, duke shikuar televizor dhe duke ngrënë ushqime të pashëndetshme, por ju themi se është gjë e mirë t’i merrni pushim disa minuta prej kohës suaj dhe të pushoni kur keni nevojë. Kjo gjë do t’ju ndihmojë të ndiheni më energjik dhe më të freskuar.
Disa prej përfitimeve mendore dhe fizike që i sjell përtacia apo dembelia, janë:
Ndikon mirë në ushtrimet fizike
Edhe pse kjo gjë mund t’ju duket budallaqe, faktikisht nëse jeni dembel ju nuk do ta shpenzoni tërë ditën duke bërë ushtrime, por do të përqendroheni në stërvitje më të shkurta, megjithatë me intensitet më të lartë.
Kjo do t’ju lë më shumë kohë për ta shijuar ditën, por njëkohësisht do të ushtroni. Studimet tregojnë se ushtrimet e shkurta dhe intensive, ndjekur pas me një pushim adekuat, e promovojnë humbjen e peshës dhe janë shumë më efikase sesa ushtrimet e gjata.
Dembelia e zvogëlon shtypjen e gjakut
Stresi ndikon negativisht në tërë trupin dhe ndikon në pulsin e zemrës dhe shtypjen e gjakut, gjëra të cilat pastaj shpijnë në ankth. Por, pushimi dhe relaksimi i trupit e mendjes jua ulë shtypjen e gjakut dhe jua largon stresin.
E stimulon kreativitetin
Njerëz të shumtë kanë ardhur me idetë më brilante thjesht duke qëndruar të shtrirë dhe duke mos menduar fare. Nëse e lini trurin t’i kryejë ciklet e veta dhe t’i organizojë mendimet, ai do t’i aranzhojë idetë në mënyra të reja dhe interesante.
Në anën tjetër, nëse mundoheni tepër që të vini me një ide, zakonisht kjo nuk është aq produktive.
Përtacia i forcon aftësitë e zgjidhjes së problemeve
Nëse i jepni kohë trurit për ta gjetur një zgjidhje, eventualisht ai do ta bëjë këtë. Kjo nuk do të thotë se duhet të qëndroni të papërfshirë dhe të prisni që gjërat të rrjedhin vet, por ju duhet ta përcaktoni kur është koha më e mirë për ta relaksuar mendjen në mënyrë që pas një kohe t’i rikthehet fuqisë optimale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame