Mijallkovit dhe Ibraimit ju shqiptohet masa e paraburgimit, Thaçi duhet të paraqitet në Gjykatë (Video)
Pas shqiptimit të aktgjykimit në rastin “Titanik 2”, ku të gjithë të akuzuarit u shpallën fajtor, Gjykata Penale ka pranuar propozimet e Prokurorisë Speciale për masa të mëtejshme për të akuzuarit.
Gjykatësi Ognen Stavren, i cili ka udhëhequr rastin “Titanik 2” tha se Sasho Mijallkovit dhe Bedredin Ibraimit ju është shqiptuar masa e paraburgimit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Të akuzuarve tjerë si Menduh Thaçit, Aneta Stefanovska, Sasho Srcev dhe Vllatko Sajkovski, Gjykata Penale ju shqiptoi masa të përkujdesit, gjegjësisht paraqitje të rregullt në gjykatë.
Prokurorja Fatime Fetai kërkoi paraburgim për Mijallkovin dhe Ibraimin, pasi siç tha, ekziston rreziku që ata të arratisen. Ndërsa për të akuzuarit tjerë kërkoi masa të përkujdesit, me arsyetimin se janë sjellur në mënyrë korrekte gjatë gjykimit.
Ndryshe, Mijallkov sot u dënua me tre vite burg, Bedredin Ibraimi me katër vite e gjashtë muaj, Menduh Thaçi me tre vite e dy muaj, ndërsa Aneta Stefanovska, Sasho Srcev dhe Vllatko Sajkovski me nga tre vite burg./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City