LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Për herë të parë partitë shqiptare mbështesin një kandidat maqedonas

Pendarovski: Për herë të parë partitë shqiptare mbështesin një kandidat maqedonas

Kandidati i pushtetit për kryetar shteti Stevo Pendarovski, mbrëmë për Alsat tha se është hera e parë që ndodh ku katër parti shqiptare, përpara zgjedhjeve, të mbështesin një kandidat për president maqedonas. Ai theksoi se kurrë më parë kjo ka ndodhur në historinë e vendit.

I pyetur për partinë shqiptare në BDI, ai tha se nuk është në rregull të thuhet se të gjithë në BDI, ose të gjithë në LSDM dhe OBRM-PDUKM vjedhin.

“Unë edhe në atë periudhë kam folur për persona që ishin të implikuar në veprime të caktuara mbi bazë të 40 bombave që i dëgjuam në pres konferencat tek selia e LSDM-së. Në Maqedoni këtë duhet ta kufizojmë. Çdo përgjegjësi qoftë politike apo kriminale ka edhe mbiemër. OBRM-PDUKM-ja nuk ishte si e tillë, ajo ndoshta është retorikë politike. E gjithë partia me 170 mijë anëtarë që kishte OBRM-PDUKM-ja në kulmin e fuqisë së saj. Mund të thuhet se të gjithë janë kriminel apo partia është kriminale?”.


“Edhe pse ka një lëndë para PSP-së e cila është kundër partisë si entitet, si person juridik. Megjithatë, do të bëjmë gabim të madh nëse themi se të gjithë në BDI vjedhin, të gjithë në VMRO vjedhin apo nesër ose pasnesër të gjithë në LSDM vjedhin. Unë dua të shkojmë me emër dhe mbiemër”, tha Pendarovski. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori