LAJMI I FUNDIT:

Pas ndarjes nga Rita Ora, aktori i “Spider Man” Andrew Garfield argëtohet në shoqëri të Aisling Beas

Pas ndarjes nga Rita Ora, aktori i “Spider Man” Andrew Garfield argëtohet në shoqëri të Aisling Beas
Foto: Dia Dipasupil/Getty Images/Guliver

Ka disa ditë që është raportuar në media për ndarjen e këngëtares Rita Ora, nga aktori me famë botërore, Andrew Garfield.

Ky i fundit është fotografuar duke kaluar një mbrëmje shumë komode me aktoren e filmave komikë, Aisling Bea, duke shkaktuar thashetheme pas prishjes së lidhjes katër-mujore me Rita Orën.


Në fotografitë e siguruara nga MailOnline, çifti i talentuar shihet thellë në bisedë para një shfaqjeje të Hamiltonit në Teatrin “Victoria Palace” të Londrës, me një bashkëbisedues tjetër të teatrit që zbuloi se ata gjithashtu shijuan ‘puthje dhe përkëdhelje’ me njëri-tjetrin.

Ylli i “Spider Man”, Andrew, 35 vjeç dhe aktorja Aisling, 34 vjeçe, dukeshin të relaksuar në shoqërinë e njëri-tjetrit, pak ditë pasi u pretendua se Andrew ishte ndarë nga Rita.

Një mik i afërt me dy aktorët i tha MailOnline se Andrew dhe Aisling ishin ‘shumë komod, në një moment ai u duk se e puthi dhe më pas me puthje përkëdheli edhe qafën e saj’.

“Ata ishin thellë në bisedë para shfaqjes dhe dukeshin me të vërtetë të lumtur pranë njëri-tjetrit”.

“Të jemi të sinqertë, ata dukeshin si një çift normal”, ka thënë tutje ky burim.

Edhe bukuroshja irlandeze vjen nga një lidhje që nuk shkoi shumë gjatë, pasi ka kaluar pothuajse një vit që kur ajo u nda nga aktori Michael Sheen.

Luan rolin e një ylli dhe të një kameriereje, Rita Ora tregoi aftësi të shkëlqyera aktrimi në videon e re muzikore
Lexo po ashtu Luan rolin e një ylli dhe të një kameriereje, Rita Ora tregoi aftësi të shkëlqyera aktrimi në videon e re muzikore

Kjo shoqëri e re e Garfield vjen pas ndarjes së tij të raportuar me yllin e popit, Rita Ora.

Arsyet që çuan çiftin në këtë ndarje thuhet të jetë dëshira e tij e nxitur për një “jetë më private”.

Andrew Garfield dhe Rita Ora (Foto: Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare thuhet se është shkatërruar nga vendimi i tij për t’i dhënë fund lidhjes së tyre pas vetëm katër muajsh, por një burim i tha MailOnline se ndarja e tyre ishte ‘miqësore’.

Ndërkohë një burim i veçantë tha për The Sun: “Rita është zemërthyer ndaj kësaj situate. Andrew u nda me të kohët e fundit dhe është mërzitur shumë pasi që kishin kaluar shumë kohë së bashku”. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

Magazina
Kalo në kategori