LAJMI I FUNDIT:

Luan rolin e një ylli dhe të një kameriereje, Rita Ora tregoi aftësi të shkëlqyera aktrimi në videon e re muzikore

Luan rolin e një ylli dhe të një kameriereje, Rita Ora tregoi aftësi të shkëlqyera aktrimi në videon e re muzikore

Këngëtarja Rita Ora sapo është ndarë nga aktori i famshëm i Hollywoodit, Andrew Garfield, pas një romance katër mujore.

Ndërkohë, ajo së fundmi publikoi për fansat videon më të re muzikore “Only Want You”, në bashkëpunim me 6LACK.


Në klipin e kësaj kënge, këngëtarja shfaq mishërimin e tri versioneve të ndryshme të vetes, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Videoja muzikore tregon një estetikë të viteve 1950, ku Rita shfaqet e veshur me një fustan elegante si këngëtare e një klubi, një yll i kërcënuar nga paparacët si dhe një kameriere klasike.

Videoja nis me Ritën duke folur me një mik në telefon, pasi ajo vajton të humbasë buzëqeshjen para se të nisej në një restorant për t’u çlodhur.

Atje ajo është gjurmuar nga paparacët, para se të ndihmohet nga kamerierja për të dalë nga dera e pasme e restorantit.

Roli i kamerieres luhet gjithashtu nga Rita.

Ndërkohë vetëm pak çaste më vonë ajo shkon për të pastruar tavolinën ku po gjendej personazhi VIP (Rita), dhe aty gjen një kartë, e cila tregon ambientet ku mbahet koncerti i radhës i saj me titull “Phoenix”, që është edhe titulli i albumit të saj më të fundit.

Rita thotë për pamjet mahnitëse në klip: “Kam pasur aq shumë kënaqësi teksa realizoja këtë video, dhe nuk mund të pres deri sa ta ndaj me ju të gjithë. Kjo ishte një nga këngët e mia të preferuara në album”.

Muajt e fundit kanë qenë vërtet emocionues për Ritën, pasi ajo po shijon suksesin e albumit të saj më të fundit “Phoenix”.

Por në jetën e saj personale, ylli me prejardhje nga Kosova po kalon një periudhë të vështirë, pasi i dha fund lidhjes me Andrew Garfield.

Rita Ora i jep fund lidhjes me Andrew Garfield?
Lexo po ashtu Rita Ora i jep fund lidhjes me Andrew Garfield?

Thuhet se arsyeja e ndarjes mes tyre ishte dëshira për një “jetë më private”, por që ishte e pamundur nga të dy.

Këngëtarja 28 vjeçare thuhet se është shkatërruar nga vendimi i tij për t’i dhënë fund lidhjes së tyre pas vetëm katër muajsh, por një burim i tha MailOnline se ndarja e tyre ishte ‘miqësore’. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

Magazina
Kalo në kategori