LAJMI I FUNDIT:

Fiat Centoventi mund të jetë një makinë elektrike për masë të gjerë (Foto)

Fiat Centoventi mund të jetë një makinë elektrike për masë të gjerë (Foto)

Veturë e vogël, e përshtatshme për lëvizjen e përditshme

Këtë vit, Fiat e feston 120 vjetorin e themelimit dhe po e feston me konceptin Centoventi, që në gjuhën italiane nënkupton njëqindenjëzet, transmeton Telegrafi.

Modeli i prezantuar në Geneva Motor Show, mund të duket si një makinë e zakonshme elektrike për rrugë urbane, por mund të jetë deh më shumë se që pritet. Prodhuesi italian ka punuar gjatë në këtë makinë elektrike, që mund të jetë për masë të gjërë, me përdorim praktik dhe pagesë ekonomike.


Në përgjithësi e ka stilin e vjetër, me prekje moderne në eksterier dhe brendësi me formate shumë të vogla, ngjashmëri të madhe me Fiat 500.

Centoventi do të ofrohet thuajse i zbrazët, ndërsa klienti ia zgjedhe tavanin, pjesët anësore, mbrojtëse dhe kapakët e rrotave, që janë në dispozicion.

Njëjtë ndodhë edhe me enterierin, pasi blerësi ia zgjedhë shtresat e karrigeve, si dhe tërë pjesën e përparme. Në dispozicion janë dy lloje të baterive, prej atyre me autonomi të 95 kilometrave, deri në 500 kilometra deri në nevojën për mbushjen tjetër.

Megjithëse statistikat dhe pamja e Fiat Centoventi janë shumë të pëlqyeshme, mungojnë detajet se sa do të kushtojë, kur të lansohet. /Telegrafi/