Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), Agim Shahini, në një intervistë për Emisionin “EKONOMI” në Telegrafi.com me gazetarin Lulzim Ahmeti, ka thënë se taksa 100 për qind e vendosur nga Qeveria e Kosovës, para më shumë se tre muajve, për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, i ka arritur efektet të bizneset vendore.
Ai ka treguar se ende ka produkte serbe në treg, për shkak se shumë mallra nga Serbia ripaketohen në Maqedoni dhe hyjnë pastaj në Kosovë.
“AKB është institucioni i cili e ka mbështetur taksën 100 për qind dhe këtë e ka kërkuar edhe më herët sepse është e drejtë autonome e secilit vend të vendos taksë. Edhe dy hulumtime të AKB-së kanë treguar se janë rritur prodhimet me mbi 25 për qind. Kjo ka bërë që ekonomia vendore të rris shkëmbimet tregtare. Pra pas vendosjes së taksës 100 për qind, këto shkëmbime vetëm me Shqipërinë janë rritur për herë të parë në mbi 270 milionë euro. Taksa e ka arritur efektin e vet, tashme është koha që të dialogohet dhe të dilet nga kriza”, ka thënë Shahini.
Kryetari i AKB-së, ka kërkuar nga bizneset të cilat merren me tregti dhe ato me shërbime që të fokusohet kah sektori prodhues.
“Në Kosovë ka shumë hapësirë për investime. Prodhuesit kanë kapacitet, jo vetëm për tregun vendor por edhe për eksport. Prandaj, si biznese kemi më shumë nevojë për eksport të produkteve. Qeveria ka bërë disa hapa, për të cilat AKB-ja ka kërkuar që të bëhen politika fiskale për të rritur tregun, por ka ende hapësirë për t’u bërë më shumë për bizneset vendore. Sidomos sektori tregtar dhe shërbyes duhet të kthehet kah sektori i prodhimet”, tha Shahini.
Institucionet e Kosovës duhet të angazhohet, sipas tij, për promovimin e mundësive që ofron Kosova për investitorët e huaj.
Shahini thotë se shumica e investitorëve të huaj vijë marrin informata dhe largohen nga Kosova dhe investojnë në Serbi dhe Maqedoni.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, në këtë intervistë për Emisionin “EKONOMI” ka folur edhe për ekonominë informale dhe për koston e punës në Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025