LAJMI I FUNDIT:

Bezos vazhdon të jetë njeriu më i pasur në botë

Bezos vazhdon të jetë njeriu më i pasur në botë

Nuk ka ndryshim në listën e njerëzve më të pasur në botë, pasi themeluesi i Amazon Jeff Bezos mbetet njeriu më i pasur në botë përballë Bill Gates dhe Warren Buffett, ndërsa Mark Zuckerberg ka rënë për tre vende ndërkohë që Michael Bloomberg u ngjit për dy vende.

Sipas listës vjetore Forbes të lëshuar të martën, Bezos (55), i cili së fundmi njoftoi divorcin, ka fituar 19 miliardë dollarë për një vit dhe tani zotëron 131 miliardë dollarë.


Jeff Bezos, i cili zotëron rreth 16 për qind të kompanisë, ka thelluar hendekun me Bill Gates, bashkë-themelues i Microsoft, i cili u bë filantrop.

Pasuria e Gates po rritet vazhdimisht, duke arritur në 96.5 miliardë dollarë, derisa vitin e kaluar kjo pasuri ishte 90 miliardë.

Në vendin e tretë është investitori Warrenn Buffett (88) me 82.5 miliardë, pasuar nga kreu i kompanisë franceze LVMH Bernard Arnault, derisa pronari i Facebook Mark Zuckerberg, i cili ka humbur 9 miliardë, ka rënë nga vendi i pestë në të tetin.

Amerikanët vazhdojnë të dominojnë me 14 miliarderë në mesin e top 20.

Franca ka dy miliarderë, Bernard Arnault dhe Francoise Bettencourt-Meyers.

Në mesin e jo amerikanëve në top 20 janë edhe Mukesh Ambani, president i Reliance Industries nga India në vendin 13 dhe kinezi Ma Huateng, president i Tencent në vendin 20. /kp/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Kalo në kategori