LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna armësh, një i plagosur në Gjilan

Të shtëna armësh, një i plagosur në Gjilan
Foto: Ilustrim

Policia mbrëmë rreth orës 22:30 ka marrë informacionin se në lagjen “Kodra e Dëshmorëve” në Gjilan, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka takuar një person viktimën mashkull shqiptar/shtetas i Serbisë, i cili në rrethana të panjohura ishte i qëlluar me amë zjarri në pjesën e abdomenit nga të dyshuar gjithashtu të panjohur.

Viktima fillimisht ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjilanit, e më pas dërgohet për tretman mjekësor në QKUK.


Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore. Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime. /Telegrafi/