LAJMI I FUNDIT:

Hazard: Chelsea do të luftojë deri në fund për katërshe

Hazard: Chelsea do të luftojë deri në fund për katërshe
Eden Hazard (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Eden Hazard e ka quajtur “luftë të vështirë” garën për të përfunduar në katërshe të Ligës Premier, por insiston se Chelsea do të luftojë deri në fund të sezonit.

Blutë morën një fitore të vështirë me rezultat 2-1 ndaj Fulhamit të dielën në udhëtim.

Me këtë fitore, Blutë fituan terren ndaj Arsenalit duke iu afruar në vetëm një pikë pas barazimit 1-1 të tyre me Tottenhamin në Wembley të shtunën.


Skuadra e Maurizio Sarrit tani është vetëm dy pikë prapa nga Manchester Unitedi i vendit të katërt dhe synimi është kjo pozitë.

Chelsea do të luftojë deri në fund për ‘top 4’ (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Ekipi londinez ka edhe nga në ndeshje me Djajtë e Kuq dhe Topçinjtë dhe Hazard ka thënë se do të luftojnë deri në fund për këtë pozitë.

“Ne biseduam së bashku në dhomën e veshjes për ndeshjen Arsenal- Tottenham. Të dy ekipet humbën nga dy pikë”, ka thënë fillimisht Hazard për Chelsea TV.

“Top katërshja është një luftë e vështirë, sepse nuk jemi vetëm katër skuadra, ne jemi gjashtë skuadra që luftojmë”.

“Tani kemi 11 ndeshje për të luajtur deri në fund të sezonit. Do të përpiqemi të marrim pikët maksimale”, përfundoi ylli belg. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi

Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi

Serie A
Vinicius foli për racizmin në Spanjë, por Nico Williams i dërgon mesazh përmes mediave

Vinicius foli për racizmin në Spanjë, por Nico Williams i dërgon mesazh përmes mediave

La Liga
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga

Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"

Premier League
Dita e ndeshjes: Kosova nis edicionin e ri të Ligës së Kombeve si nikoqir i Rumanisë

Dita e ndeshjes: Kosova nis edicionin e ri të Ligës së Kombeve si nikoqir i Rumanisë

Përfaqësuesja e Kosovës
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh

San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh

Përfaqësueset
Zvicra e nis me humbje sezonin e ri në Ligën e Kombeve - Xhaka u ndëshkua me karton të kuq

Zvicra e nis me humbje sezonin e ri në Ligën e Kombeve - Xhaka u ndëshkua me karton të kuq

Përfaqësueset
Kalo në kategori