LAJMI I FUNDIT:

Kori i Pejës me dy paraqitje në Romë

Kori i Pejës me dy paraqitje në Romë

Në datat 6-12 mars 2019, kori “Siparantum” nga qyteti i Pejës do të qëndrojë në qytetin e Romës, me ç’rast do t’i shfaq dy koncerte të muzikës korale – njëra në Kishën e Shën Salvadorit në Lauro (afër Vatikanit) dhe tjetrën në Bazilikën Shën Antonio.

“Ky udhëtim do të jetë ndër më të rëndësishmit. Jam shumë i lumtur që brenda dy viteve kemi realizuar dhe programe brenda dhe jashtë vendit”, u shpreh Memli Kelmendi, dirigjent i korit.


“Kudo që jemi paraqitur deri më tani, organizatorët dhe audienca janë ndarë të kënaqur me ne, prandaj konsideroj që ky është një motiv shtesë për të vazhduar tutje”, u shpreh Fatmir Bajraktari, kryetar i korit.

Kori “Siparantum” më parë është paraqitur në Kroaci e në Francë, ndërsa ka ftesa edhe për dy paraqitje tjera ndërkombëtare më 2019.

“Meqë udhëtimet tona kushtojnë e për ne kostoja është e papërballueshme – për shkak të numrit të madh të koristëve – do të përcaktohemi për njërën nga këto”, u shpreh Kelmendi.

Koncertet në Romë do të drejtohen nga Memli Kelmendi, si dhe kompozitori e dirigjenti kroat Josip Degl’ Ivellio, me të cilin “Siparantum” ka patur edhe më herët bashkëpunime. /Telegrafi/