LAJMI I FUNDIT:

Tesla më 14 mars prezanton Modelin Y

Tesla më 14 mars prezanton Modelin Y
Kompania Tesla | Foto: Sean Gallup/Getty Images/Guliver

Kompania Tesla në një ngjarje që do ta zhvilloj në LA Design Studio më 14 mars pritet ta prezanton modelin e ri të veturës.

Siç njofton shefi ekzekutiv i Tesla-së, Elon Musk, ky model do të kushtoj rreth 10 për qind më shumë se Modeli 3.

“Modeli Y, duke qenë një SUV, është rreth 10 për qind më i madh se Modeli 3, kështu që do të kushtojë rreth 10 për qind më shumë dhe do të ketë sasi pak më pak për të njëjtën bateri”, bëri të ditur Musk me anë të një postimi në Twitter, përcjell Telegrafi.


Gigafactory Shanghai, që gjendet në Kinën Lindore, pritet të prodhojë makinën e Modelit 3 dhe Modelit Y, me kapacitet vjetor prej 250 mijë automjete.

Tesla ditë më parë ofroi një model prej 35 mijë dollarë të modelit të saj sedan, duke thënë se shitjet e saja ishin vetëm në internet.

Tesla ul çmimin e Model 3 për herë të dytë brenda vitit
Lexo po ashtu Tesla ul çmimin e Model 3 për herë të dytë brenda vitit

Po ashtu, kompania kishte njoftuar se ka ulur çmimin e modelit të saj të njohur si Model 3 për herë të dytë brenda këtij viti. Lëvizjet vijnë pasi kompania ka humbur një kredi për t’i bërë makinat e saja më të volitshme për blerësit amerikan. /Telegrafi/