Ishte arrestuar disa herë nga regjimi osman, si një ndër personalitetet më problematike për ta, sa i përket përhapjes së ideve atdhetare shqiptare. Hafiz Ibrahim Dalliu kishte vuajtur përndjekje nga regjime e pushtime, por asnjëherë nuk u dorëzua. Kurrë nuk e pati menduar se e keqja më e madhe do t’i vinte pikërisht nga shqiptarë. Do t’i vinte nga regjimi komunist, sepse do të arrestohej e torturohej në moshë të thyer e prej burgjeve komuniste, do të dilte i gjymtuar, në agoni të jetës.
Hafiz Ibrahim Dalliu ishte teolog dhe shkrimtar në Tiranën e viteve të para të shekullit të shkuar. Kishte lindur në një familje të vjetër tiranase, në vitin 1878. Ishte diplomuar në degën teologji-filozofi në Stamboll, atje ku dhe mori pjesë në lëvizjen për çështjen kombëtare shqiptare.
Me t’u kthyer në Shqipëri, Hafiz Ibrahim Dalliu u emërua “imam” i qytetit të Tiranës dhe mësues në shkollën fillore të këtij qyteti, në atë shkollë që drejtohej nga Filip Ashiku. Më 1908 hapi shkollën për mësuese të vajzave.
Paralelisht me aktivitetin e tij për arsimin e shqiptarëve, u bë pjesë e partisë “Bashkimi”, që aspironte për mëvetësi kombëtare në kohën e shpalljes së Kushtetutës (Hyrjetit). Në vitin 1909, Hafiz Dalliu ishte një ndër delegatët e Tiranës në Kongresin e Elbasanit, atje ku u vendos edhe hapja e Shkollës Normale e ku u emërua mësues. Gjatë kësaj kohe, prej vitit 1909-1911, u arrestua disa herë nga regjimi osman, si veprimtar për arsimin shqip e çështjen kombëtare. Gjatë arrestimeve iu sekuestruan materialet didaktike dhe shtypi patriotik në gjuhën shqipe, ndër të cilat revista “Albania” dhe fletorja “Trumpeta e Krujës” e Faik Konicës etj.
Hafiz Dalliu ishte imam, por mjedisin fetar e shfrytëzoi më së shumti si shkollë ku u mësonte fëmijëve gjuhën shqipe. Çfarë u bë edhe më e papranueshme për pushtuesit ishte se i mësoi fëmijët gjuhën shqipe, sipas alfabetit latin – sipas vendimit të Kongresit të Alfabetit.
Në vitin 1911, Hafiz Ibrahim Dalliu u burgos nga regjimi osman në Manastir, dhe më pas edhe në kështjellën e Selanikut. Atje u lidh me zinxhirë dhe kjo ishte masa e rreptë për një klerik mysliman, që po akuzohej si “Hoxhë kaur”. Kjo akuzë i vinte për shkak se kishte përhapur shkrimit shqip me shkronja latine. Pas disa muajsh u lirua nga burgu, për shkak të përpjekjeve të patriotëve Hasan Prishtina e Mihal Grameno. Pas vitit 1912, drejtoi gazetën “Dajti”. Ishte pjesëmarrës në ngritjen e flamurit kombëtar, më 26 nëntor 1912 në Tiranë, sipas porosisë së Ismail Qemalit.
Hafiz Ibrahim Dalliu është autor i veprave shumë të rëndësishme satirike, si “Grenxat e kuqe” e “Dokrrat e hinit”. Gjithashtu, është autor i vjershës politike “Kreshniku i atdheut”, e botuar në vitin 1924. Ai përkrahu lëvizjen politike të Nolit, sipas mënyrës së tij, duke shkruar një elegji për Avni Rustemin. Në vitin 1930 botoi veprën e njohur monografike “Patriotizma në Tiranë”, duke sjellë dëshmi të përndjekjes në kohën e Turqisë, duke ndriçuar rolin e patriotëve Tiranas në Pavarësinë e vendit.
Regjimi komunist e gjeti si mësues. Në vitin 1945 ishte emëruar mësues në Medresenë e Përgjithshme të Tiranës, ku përgatitej brezi i ri i besimtarëve. Pikërisht në këtë kohë, në Shqipëri kishte nisur sulmi gjakatar kundër elitës intelektuale. Padyshim që Hafiz Ibrahim Dalliu do të ishte pjesë e kësaj elite, që do të ndëshkohej nga diktatori Enver Hoxha. Ai u arrestua në fillim të shkurtit të vitit 1948, dhe më 24 shkurt të atij viti, me vendim nr. 67, Gjykata e Tiranës e dënoi “për faje penale kundër popullit e shtetit – agjitacion e propagandë”, me pesë vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave civile për tre vjet. Më 25 shtator 1948, Plenumi i Gjykatës së Lartë e prishi vendimin nr. 67, sepse çështja ishte pushuar nga Gjykata e Lartë. Por, Hafiz Ibrahim Dalliu ishte torturuar pa mëshirë, për shtatë muaj rresht, pa marrë parasysh as moshën e tij të thyer. Doli i gjymtuar nga qelitë errëta të diktaturës komuniste, në shtator të vitit 1948. Katër vite më pas, ndërroi jetë, pikërisht në shkurt të vitit 1952, kohë kur Shqipëria kishte hyrë në valën e frikshme të pushkatimit, burgosjes e internimeve të intelektualëve më në zë shqiptar e familjeve të tyre.
Hafiz Ibrahim Dalliu mbetet një ndër personalitetet më të lartë të gjysmës së parë të shekullit të shkuar, patriot, teolog e shkrimtar i shquar. /Kujto/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRefuzimi amerikan ndaj kërkesës së Leka Zogut për ta përmbysur Enver Hoxhën me ndihmën e sauditëve
Atentatet, tenisi dhe 250 cigare në ditë: 50 fakte nga jeta e Ahmet Zogut
Morali dhe intelektuali
Gruaja serbe që ndikoi në zgjerimin e Perandorisë Otomane
Thënie shkodrane: Zoti të dhashtë bereqet n’tru!
Thënie të thella që nuk pendoheni nëse i lexoni!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite