Kosova është radhitur në vendin e 32-të nga 187 shtetet e analizuara në raportin më të ri global të Bankës Botërore “Gratë, Biznesi dhe Ligji 2019.
Kosova është vlerësuar me 91.88 nga 100 pikët e mundshme.
Ky raport mat tetë indikatorë (me 35 pyetje) që janë të strukturuar rreth ndërveprimit të grave me ligjin, prej kur e fillojnë karrierën, vazhdojnë përparimin e deri në fund të karrierës. Këta indikatorë janë:
Udhëtimi (që mat kufizimet në lirinë e lëvizjes, përfshirë këtu se a mund të vendosin gratë në mënyrë të pavarur se ku të shkojnë, ku të udhëtojnë dhe ku të jetojnë);
Fillimi i punës (që analizon ligjet që ndikojnë vendimet e grave për të hyrë në tregun e punës);
Pagesa (që mat ligjet që ndikojnë në ndarjen e profesioneve dhe dallimin në paga sipas gjinisë);
Martesa (që vlerëson kufizimet ligjore në lidhje me martesën);
Lindja e fëmijëve (që hulumton ligjet që ndikojnë në punën e grave pas shtatzënisë);
Udhëheqja e biznesit (që analizon kufizimet për gratë për të nisur dhe menaxhuar biznese);
Udhëheqja e aseteve (që hulumton dallimet gjinore në të drejtën e pronësisë dhe të drejtën trashëgimore); dhe
Pensionimi (që vlerëson ligjet që ndikojnë madhësinë e pensionit të një gruaje).
Kosova ka vlerësimin maksimal në 6 nga 8 indikatorët e këtij indeksi. Dy indikatorët ku ende kërkohen reforma janë Lindja e fëmijëve dhe Pensionimi. Kosova ka marrë vetëm 60 nga 100 pikët e mundshme në indikatorin Lindja e fëmijëve (për shkak se qeveria nuk paguan 100% të benefiteve të pushimit të maternitetit ose benefite të pushimit prindëror dhe për shkak se nuk ka pushim të paguar prindëror), si dhe 75 nga 100 pikët e mundshme në indikatorin e Pensionimit (për shkak se në Kosovë ligji nuk jep shtesa të veçanta pensionale për kohën e kaluar për përkujdesje të fëmijëve).
Vetëm gjashtë vende – Belgjika, Danimarka, Franca, Latvia, Luksemburgu dhe Suedia – kanë shënuar rezultatin perfekt prej 100 pikëve, që do të thotë se u japin grave dhe burrave të drejta të barabarta ligjore në fushat e matura.
Studimi zhvillon njohuri të reja për atë se si punësimi dhe ndërmarrësi e grave ndikohen nga diskriminimi ligjor, dhe pastaj se si kjo ndikon rezultatet ekonomike si për shembull pjesëmarrjen e grave në tregun e punës. Indeksi i ri synon të vendos themelet për një hartë për përparim gjatë kohës dhe të identifikojë fushat potenciale ku ka nevojë për më shumë punë, për të inspiruar reforma prej të cilave përfiton barazia gjinore, transmeton Telegrafi.
Raportin e plotë mund ta gjeni KËTU
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten çmimet e shportës, Shahini: Po e dikton importi i lartë
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite