LAJMI I FUNDIT:

Shkatërrohet burimi i ujit shërues në Poklek të Drenasit, banorët të shqetësuar (Video)

Shkatërrohet burimi i ujit shërues në Poklek të Drenasit, banorët të shqetësuar (Video)

Burimi i ujit mineral në Poklek të Drenasit, i cili është shfrytëzuar me shekuj si ujë shërues, ka disa vite që nuk e kryen këtë funksion. Kjo pasi ai u kontaminua nga rrjedhja e ujërave të zeza, për shkak se kanalizimet në këtë fshat nuk u punuan si duhet.

77 vjeçari Rrahman Muqolli nga Pokleku i Drenasit, tregon se si me ujin shërues të këtij burimi, furnizohej i gjithë fshati, dhe me gjerë.

“Ky burim ka shërbyer për shumë fshatra për të pirë kafshët, për shërimin e njerëzve. Një mjek i fshatit na ka treguar se ky ujë ka qenë shërues për lëkurë, lukth etj. Kanë ardhur njerëzit nga Peja e Prishtina për ta përdorur si ujë shërues”, tregon për RTV Dukagjinin Rrahman Muqolli.


Por, ka vite që këtë ujë nuk mund ta pinë as kafshët, prej kur ndërtimet e kanalizimeve nuk u kryen si duhet, shton Muqolli.

“Komuna i ka ndarë 35 mije euro për ta pastruar këtë burim e ujërat e zeza për t’i dërguar në rekë, por kompania që ka marrë për t’i kryer punimet ka keqpërdorë fondet”, shprehet më tej i moshuari.

Milaim Ferizi thotë se dikur, nga ky ujë gjeten shërim shumë njerëz.

“Babai im ka shkuar te mjeku, ai i ka thënë ke të thatë. Dikush i ka thënë se duhet të pijë ujë të tharbët. Babi ka ardhur këtu dhe ka pirë ujë, dhe pas tre muajve kur ka shkuar te mjeku s’ka pas asgjë. Është befasuar edhe mjeku. Kur i ka treguar se ka pirë këtë ujë, mjeku i ka thënë se ai të ka shëruar”, tregon banori  Milaim Ferizi.

Zëdhënësi i komunës së Drenasit, Bekim Dobra, përmes telefonit tha se kanalizimi në lagjet përreth burimit te ujit është ndërtuar në vitin 2016 . Shtoi se banorët nuk janë ankuar që uji po kontaminohet.   Sipas tij, posa të marrin ankesë nga përfaqësues të fshatit, do të intervenojnë menjëherë, pasi ekziston projekti më buxhet të ndarë, për sanimin e defekteve në kanalizime. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmitari i 105-të në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Me kanë akuzuar se kam vrarë shqiptarë, ishte justifikim për ndalimin tim

Dëshmitari i 105-të në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Me kanë akuzuar se kam vrarë shqiptarë, ishte justifikim për ndalimin tim

Lajme
Gjykata e shpall të pafajshëm logopedin Iljasa Fazliu, vendimi cilësohet goditje për të drejtat e fëmijëve

Gjykata e shpall të pafajshëm logopedin Iljasa Fazliu, vendimi cilësohet goditje për të drejtat e fëmijëve

Lajme
Brenda depos së armatimit të FSK-së, Kurti: Armatimi modern në kuadër të blerjeve dhe furnizimeve që jemi duke i bërë për forcën tonë

Brenda depos së armatimit të FSK-së, Kurti: Armatimi modern në kuadër të blerjeve dhe furnizimeve që jemi duke i bërë për forcën tonë

Lajme
Mexhiti: Albin Kurti tha se në RMV nuk ka ligj për gjuhën shqipe, këtë e pohoj edhe unë

Mexhiti: Albin Kurti tha se në RMV nuk ka ligj për gjuhën shqipe, këtë e pohoj edhe unë

Politikë
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Lajme
Parashikimi i motit, pasditja me shi e reshje bore dhe erëra të fuqishme

Parashikimi i motit, pasditja me shi e reshje bore dhe erëra të fuqishme

Lajme
Kalo në kategori