Gjatë vitit që lamë pas është shënuar rënie në konfiskimin e pasurisë së paligjshme në Kosovë.
Raporti i koordinatorit kombëtar për luftimin e krimeve ekonomike për periudhën tetor-dhjetor 2018, thotë se viti që lamë pas është përmbyllur me vetëm 50 mijë euro pasuri të konfiskuar. Kjo rezultoi me kritika të shumta nga anëtarët e KPK-së.
Pas raportimit të koordinatorit kombëtar për luftimin e krimeve ekonomike, Shqipdon Fazliu, pasoi një debat i ngjeshur lidhur me këtë çështje. Kjo pasi ky i fundit në rekomandime ka cekur që duhet të rritet llogaridhënia në KPK dhe KGJK, gjë që është kundërshtuar nga anëtarët e këshillit, pasi që sipas këtyre të fundit koordinatori nuk ka të drejtë të vlerësojë KPK-në.
Fazliu tha se përderisa gjatë vitit 2016 dhe 2017, shuma e konfiskuar pati kaluar vlerën prej 1 milionë e 200 mijë euro, në vitin 2018 nuk janë as 50 mijë euro të plota të konfiskuara tërësisht.
“Në vitin 2018 kemi pak diçka më pak, do të thotë as 50 mijë euro të plota të konfiskuara përfundimisht, që mendojmë se është një shifër me të vërtetë e papërfillshme meqenëse kemi parasysh faktin se ka qindra policë hetues brenda Policisë së Kosovës, hetues në ATK, doganë, qindra prokurorë, qindra gjyqtarë, kështu që kjo shifër është jashtëzakonisht e vogël, e papërfillshme. Ndoshta një e mirë në krejt këtë është që një pjesë e rasteve janë në procedim e sipër, munden për përfundu”, tha ai.
Zëvendës-kryesuesi Arben Ismaili tha se është alarmuese shuma prej 50 mijë eurosh e konfiskuar si pasuri e paligjshme.
Sipas tij, raporti i prezantuar sot nuk përmban elementet e nevojshme, ndërsa ka shtuar se koordinatori Fazliu është dashur të tregojë se sa ka qenë vlera e shumës që është dashur të konfiskohet.
“Më shqetësues është fakti kur thotë se: ‘duhet të bëhet një analizë ose një perfomancë e Këshillit Prokurorial nga prokurorët e Zyrës së kryeprokurorit të shtetit. Këtë duhet me ditë se kush i zgjedh ata prokurorë të Zyrës së shtetit. Ky raport nuk përmban atë çka duhet të përmbajë sipas rregullores dhe memorandumit”, tha ai.
Edhe anëtari i Këshillit, Haxhi Sinani, dha vërejtjet e tij për këtë raport.
“Çka po shoh këtu është dashur të jetë analiza e mossuksesit, jo e suksesit. Sepse në këtë raport kurrgjë sukses nuk po shoh, vetëm dështime. Duhet më i kërku pse janë këto dështime, ku është faji. A është faji tek këshilli, apo është tek dikush tjetër? Nëse është te dikush tjetër, tek kush”, tha Sinani.
Ndërsa këtu reagoi Shqipdon Fazliu, i cili tha se është ai vet që e vlerëson punën, pasi kështu e përcakton rregullorja.
“Nuk kisha vazhdu me e bë këtë punë për asnjë moment nëse isha brengosë se çfarë mendon dikush. Ne i kemi dhënë mendimet e tona. Sa i përket perfomancës të institucioneve po më duket se prokurori nuk e ka lexu mirë rregulloren. Unë jam ai që e vlerësojë punën e institucioneve rreth konfiskimit, jo ju mua…Nëse veç po kërkoni llogaridhënie kujt po i frikësoheni për matjen e perfomancës. Unë jam për llogaridhënie, në atë moment që mendoni se dikush mundet me e bë këtë detyrë më mirë, prej tash konsiderojeni dorëheqjen time”, ka reaguar ai.
Kryesuesi i Këshillit Bahri Hyseni tha se Fazliu ka të drejtë kur thotë se nuk ka rezultate në konfiskim, por nëse nuk ka suksese, ai tha se janë lëshime të të gjithëve.
“Kisha dashtë me ditë cili ka qenë roli i koordinatorit tek prokurorët, a ka bisedu me ta”, shtroi ai.
Kryeprokurori Aleksandër Lumezi tha se nëse nuk ka sukses në sekuestrimin e pasurisë së paligjshme, atëherë nuk do të ketë sukses as në luftimit e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Sipas Lumezit, KPK ka qenë ‘syçelë’ gjatë masave të konfiskimit.
“Unë mendoj që brengosëse në këtë analizë duhet me qenë edhe rezultatet e punës tonë. A kemi rezultate apo jo. Qëllimi ka qenë që kjo zyre me sesibilizu edhe institucionin e prokurorit të shtetit por edhe insititucionet tjera në konfiskimin, ngrirjen dhe sekuestrimin e pasurisë. Ndërsa koordinatori nuk ka kompetencë vendimmarrëse, më shumë ka rol vlerësues, kështu që duhet me e kuptu edhe rolin e koordinatorit në këtë zyrë. Sa i përket të dhënave, se gjatë vitit që lamë pas i kemi pasur 27 milionë euro sekuestrime ndërsa 50 mijë euro i kemi pasur konfiskime përfundimtare, kjo duhet me qenë brengosëse edhe për Këshillin Gjyqësor, Prokurorial dhe për institucionin e Prokurorit të Shtetit. Pse kemi këso diskrepancë të madhe, kjo është obligim i koordinatorit me na dhënë analizën”, tha Lumezi.
Kështu polemikat vazhduan edhe për një kohë, ndërkohë kur erdhi momenti i hedhjes së raportit në votim, koordinatori Shqipdon Falziu u largua nga mbledhja. Ndërsa Këshilli Prokurorial votoi raportin pa rekomandimet që Fazliu kishte dhënë.
Pas kësaj, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka miratuar dorëheqjen e Prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj nga pozita e anëtarit të Këshillit Prokurorial, ndërsa ka hapur konkursin për kryeprokuror të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Njëherësh, Këshilli ka themeluar edhe Komisionin për kryeprokuror të Prokurorisë Speciale të Republikës të Kosovës me kryesues Besim Kelmendin dhe Drita Hajdarin, si dhe Xhevdet Bislimin anëtarë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIsh-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë