Drejtuesja e Sekretariatit të gruas aktiviste në lëvizjen Vetëvendosje, Nazlije Bala ka thënë se muaji mars është muaji në të cilin janë zhvilluar çështje të rëndësishme për gjininë femërore.
Balaj theksoi se duke parë rëndësinë që brenda LVV të ketë më shumë vajza që të përfshihen në skenën politike, duhet të zhvillohen politika të mirëfillta që e tregojnë realitetin, gjendjen e grave dhe vajzave.
“Marsi shqiptar ka në vetvete domethënie të shumëfishtë, demonstrata, protesta, marshe që e karakterizojnë këtë muaj. Lëvizja Vetëvendosje dhe gratë që janë pjesë e saj do të vazhdojnë me aktivitete që nuk ndalen vetëm me simbolikën e 8 marsit. Do të kemi tryeza, vizita, konferenca e aksione që adresojnë çështjen e grave në Kosovë”, ka thënë ajo.
Balaj ka theksuar se duhet të ketë më shumë pjesëmarrje të grave në skenën politike, raporton Telegrafi.
“Duke parë rëndësinë që brenda LVV të ketë më shumë vajza që përfshihen në skenën politike, duhet të zhvillohen politika të mirëfillta që e tregojnë realitetin, gjendjen e grave dhe vajzave, dhe për këtë neve na duhet bashkim sa më i madh. Andaj ne shpallim muajin mars, muaj të anëtarësimeve të grave dhe vajzave në LVV. Pranvera shqiptare nuk vjen pa pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në Lëvizje, pra pranvera vjen duke u bërë bashkë me të gjitha ato që refuzojnë të nënshtrohen”, ka theksuar ajo.
Ndërkaq, njëra nga aktivistet e VV-së theksoi se gjendja e grave dhe vajzave në Kosovë nuk është e mirë.
“Kosova ka ligje që e garantojnë barazinë, e dënojnë diskriminimin, por në realitet gratë në Kosovë po e vuajnë diskriminimin, pabarazinë e po u mohohet edhe jeta. Kjo nuk është për fajin e grave, por si dështim i pushteteve për ndërtim të politikave për të ndryshuar dhe avancuar pozitën e gruas në shoqëri. Kjo gjendje nuk mund të vazhdoj e tillë, duhet të ndryshoj, e ndryshimi vihet nga ne. Sot nga këtu ftoj vajza e gra t’i bashkohen LVV-së, që të bashkëpunojmë në ndryshim për kauza të grave, për barazi e drejtësi sociale, sepse bashkë është e mundshme”, ka thënë ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova