LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e dënon një person me 8 vite burgim, për vrasje në vitin 1999

Gjykata e dënon një person me 8 vite burgim, për vrasje në vitin 1999

Një i mitur në vitin 1999 kishte kryer në vrasje. Ai tash është në moshë madhore, dhe pas pothuajse 20 vitesh është dënuar nga Gjykata e Ferizajt.

Ai është dënuar me 8 vite burgim, për veprën penale “vrasje e rëndë”. Lajmin e ka bërë të ditur Gjykata në Ferizaj, nëpërmjet një komunikate për media.

“Trupi Gjykues për të Mitur i Gjykatës Themelore në Ferizaj, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, të miturin tani madhor Z.V për veprën penale vrasja e rëndë nga neni 147 të KPK-së, e ka shpallur fajtor, dhe të njëjtit i është shqiptuar dënim burgimi në kohëzgjatje prej tetë (8) vjet. Në dënimin e shqiptuar do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe atë prej datë 20.11.2018 (duke llogaritur edhe kohën e paraburgimit gjatë procedurës së ekstradimit)”, thuhet në komunikatë.


Gjykata ka dhënë edhe detaje për mënyrën se si ka ndodhur ngjarja.

“I mituri – tani madhor, akuzohet së në shkurt të vitit 1999 në Kaçanik për motive të ulëta, me dashje, në mënyrë dinake e ka privuar nga jeta tani të ndjerin H.V, në atë mënyrë që derisa tani i ndjeri së bashku me nipin e tij po ktheheshin nga shitorja e fshatit për në shtëpinë e tyre, i mituri iu vihet pas dhe duke i përcjellë e pasi u ofrohet iu thotë : “Ndaluni se kam punë me ju” dhe në momentin kur H. kthehet mbrapa për të shikuar, i mituri e godet me thikë në gjoks nga e cila goditje pëson plagë vdekjeprurëse të shkaktuara nga thika, me ç’rast tani i ndjeri H.V ndërron jetë në vendin e ngjarjes”, thuhet në komunikatën për media.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori