LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti i reagon Presidencës: Delegacioni shtetëror nuk është deklaruar për taksën

Ahmeti i reagon Presidencës: Delegacioni shtetëror nuk është deklaruar për taksën

Bashkëkryesuesi i Ekipit Negociator të Kosovës Shpend Ahmeti, ka reaguar ndaj një njoftimi nga zyra e Presidentit, ku thuhet se të gjithë anëtarët e Ekipit Negociator gjatë takimit me delegacionin e lartë amerikan, kanë shprehur gatishmërinë për suspendimin e taksës ndaj Serbisë dhe vazhdimin e dialogut.

Ahmeti në një postim në rrjetin social Facebook e demantoi Presidencën, duke thënë se Delegacioni shtetëror nuk është deklaruar për suspendimin e taksës.

Presidenca: Ekipi Negociator i gatshëm të respektoj kërkesën e SHBA-ve për pezullim të taksës dhe rifillim të dialogut
Lexo po ashtu Presidenca: Ekipi Negociator i gatshëm të respektoj kërkesën e SHBA-ve për pezullim të taksës dhe rifillim të dialogut

Lexoni të plotë postimin e Ahmetit në Facebok:


“Disa media po informojnë se Delegacioni Shtetëror kinse qenka deklaruar për suspendimin e taksës.

Delegacioni Shtetëror nuk është deklaruar për suspendimin e taksës. Ka qëndrime të subjekteve të ndryshme dhe ato janë tashmë të njohura për publikun. Për më shumë, as unë nuk jam deklaruar për suspendimin, as në këto takime dhe as në takime tjera. Kemi folur për arsyeshmërinë e taksës dhe pse ka qenë e nevojshme.

Qëndrimi i SHBA është i qartë. Edhe arsyeja e taksës është e qartë. Tash i mbetet Kosovës me vendos se cili është interesi strategjik. Çfarëdo veprimi që shihet si fitore personale dhe fitore elektorale e dëmton Kosovën dhe pozicionin negociator të saj”. /Telegrafi/