Eurodeputeti gjerman David McAllister, që vjen nga radhët e partisë së kancelares gjermane Angela Markel, ka folur për debatin që po zhvillohet kohëve të fundit sa i përket korrigjimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, si një zgjedhje të mundshme.
Gjatë një interviste dhënë për Radio Evropa e Lirë në edicionin në gjuhën serbe, McAllister ka deklaruar se Bashkimi Evropian është në dijeni për debatin që po qarkullon sa i përket korrigjimit të territorit mes Kosovës dhe Serbisë, duke pranuar se BE-ja nuk është e kyçur në mënyrë aktive sa i përket kësaj çështje, transmeton Telegrafi.
McAllister me disa eurodeputetë kanë vizituar Serbinë e do të qëndrojnë edhe në Kosovë, për shkak të vlerësimit të marrëdhënieve me Serbinë. Ai ka thënë se nuk beson se zgjedhjet në Parlamentin Evropian që do të mbahen në muajin maj, do të ndikojnë në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.
“Sa i përket debatit që po qarkullon për shkëmbimin e mundshëm të territoreve, në si Parlament evropian me shumicë votash kemi miratuar qëndrimin e pozicionit dhe kemi formulime të njëjta si në raportim tim për Serbinë, ashtu edhe në raportin e kolegut tim Igor Sholtes (raportues për Kosovën) – që jemi njoftuar për këto diskutime, e për t’u arritur kjo marrëveshje, së pari duhet marrëveshje e dyanshme, e cila sjell stabilitet dhe qëndrueshmëri në rajon dhe duhet të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Në këtë moment, në këtë debat BE-ja nuk është e përfshirë në mënyrë aktive, por jemi të informuar për këtë. Ndryshe jemi të fokusuar se si të rivazhdojë dialogu në Bruksel dhe për këtë u bëjmë thirrje autoriteteve në Kosovë ta rishikojnë vendimin për vënien e taksës për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina”, ka deklaruar McAllister. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje