LAJMI I FUNDIT:

Basha pas takimit me zyrtarët e PE: Rama në emër të stabilitetit, shkatërroi drejtësinë

Basha pas takimit me zyrtarët e PE: Rama në emër të stabilitetit, shkatërroi drejtësinë

Në përfundim të takimit me delegacionin e Parlamentit Evropian, kryedemokrati Lulzim Basha tha se opozita nuk mund të jetë fasadë e qeverisë.

Ai deklaroi se në fazën kur vendi synon të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian, qëllimi i opozitës është t’i shpjegojë partnerëve gjendjen e vendit.

Sipas Bashës, krimi elektoral ka krijuar destabilitet, ndërsa shtoi se demokracia është shkatërruar.


“Shqetësimi i ndërkombëtarëve është stabiliteti, por Rama në emër të stabilitetit shkatërroi drejtësinë. Ai ka ndërtuar një makineri propagande për të mashtruar qytetarët. Rama ka qasje anti-europiane dhe anti-NATO.Dua të falënderoj Euro-deputetët për mundësinë që i dhanë opozitës së bashkuar për të prezantuar gjendjen kritike ku ndodhet demokracia shqiptare, ku në Shqipëri nuk ka një qeveri që punon për popullin, por për krimin. Një nga problemet e mëdha është dezinformimi që Edi Rama me paratë e drogës bën”, tha Basha.

Ai deklaroi se zgjidhja e këtij problemi, vjen vetëm me zgjedhje të lira.

“Shqipëria ndodhet në një situatë të rëndë dhe mund të zgjidhet vetëm me një qeveri transitore dhe zgjedhje të lira. Zgjidhja e kësaj situate nuk vjen me arrestimin fasadë të Vangjush Dakos, sa për sy e faqe. Kjo zgjidhjen vjen vetëm me një qeverisje transitore dhe zgjedhje të lira. Detyra jonë është të shpjegojmë realitetin që shqiptarët e vuajnë përditë. Në këtë fazë ku ndodhet vendi, ku synon të hapen negociatat me BE-në, duhet të sqarojmë se Edi Rama me veprimet e tij ka shkatërruar stabilitetin e vendit”, deklaroi Lulzim Basha.

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kalo në kategori