LAJMI I FUNDIT:

PSD fajëson shtetin për vdekjen e të riut nga Mushtishti

PSD fajëson shtetin për vdekjen e të riut nga Mushtishti

Partia Socialdemokrate ka reaguar lidhur me vdekjen e të riut Krenar Jemini në vendin e tij të punës.

PSD përmes një komunikate për media, ka thënë se Inspektoratit të Punës nuk iu lejua qasja e menjëhershme në vendin e ngjarjes nga ana e kompanisë.

“Kjo edhe një herë dëshmon se shteti në Kosovë nuk i mbron të dobëtit. Prandaj edhe i ka lënë vetëm dhjetëra inspektorë të punës në mbarë vendin. Ai nuk është as arbitri që e sheh publiken në ndonjë sintezë përmbi palët në konflikt. Është në funksion të kapitalit tregtar dhe financiar”, thuhet në komunikatë.


​Kompania në të cilën punonte 22-vjeçari, jep detajet e vdekjes tragjike
Lexo po ashtu ​Kompania në të cilën punonte 22-vjeçari, jep detajet e vdekjes tragjike

Njoftimi i plotë:

SHTETI NË SHËRBIM TË MILIONERËVE
Zhvillimet rreth vdekjes tragjike të një punëtori në kompaninë e naftës “Lab-Oil” janë skandaloze.

Përderisa Krenar Jemini humbi jetën në vendin e punës, Inspektoratit të Punës nuk iu lejua qasja e menjëhershme në vendin e ngjarjes nga ana e kompanisë.
Kjo edhe një herë dëshmon se shteti në Kosovë nuk i mbron të dobëtit. Prandaj edhe i ka lënë vetëm dhjetëra inspektorë të punës në mbarë vendin. Ai nuk është as arbitri që e sheh publiken në ndonjë sintezë përmbi palët në konflikt. Është në funksion të kapitalit tregtar dhe financiar.

Kryeinspektori Basri Ibrahimi u la i vetëm. Nuk e pati me vete forcën e ligjit. Ligjësia e sundimit të ligjit u vërtetua edhe kësaj here: ai funksionon vetëm për të pasurit. Formulimet ligjore që krijojnë iluzionin e barazisë “të gjithë”ose “pavarësisht nga”, se ligji qenka i njëjtë për të gjithë, mund të jenë të vërteta vetëm nëse do të ishim të gjithë milionerë. Prandaj, përvoja jonë me të është ajo e mosfunksionimit të vazhdueshëm. Në fakt, s’ka qenë e menduar ndryshe.

Nuk do të ndalemi duke përsëritur se tek arroganca e kompanisë në fjalë e shohim mungesën e organizimit sindikal. Partia Socialdemokrate i shpreh ngushëllime e solidaritet familjarëve dhe miqve të të ndjerit. Ftojmë organet përgjegjëse që t’i hetojnë hollësisht shkaqet e vdekjes së punëtorit dhe t’i dënojnë përgjegjësit eventualë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut: Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Kurti për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut: Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Lajme
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Drejtësi
Bajrami i reagon Kelmendit: Pyetni Jusuf Thaçin dhe Arben Vitinë për projektin e digjitalizimit

Bajrami i reagon Kelmendit: Pyetni Jusuf Thaçin dhe Arben Vitinë për projektin e digjitalizimit

Lajme

"Hykmete ku është paswordi?" - Kelmendi kërkon llogari nga ish-ministrja për platformën e digjitalizimit prej 5.6 milionë euro

Lajme
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy personave, njëri prej tyre mjek në QKUK nën dyshimin se falsifikoi dokumentin zyrtar

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy personave, njëri prej tyre mjek në QKUK nën dyshimin se falsifikoi dokumentin zyrtar

Drejtësi
Kurti: Jam i gatshëm që sa më parë ta mbajmë edhe një mbledhje me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë

Kurti: Jam i gatshëm që sa më parë ta mbajmë edhe një mbledhje me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë

Lajme
Kalo në kategori