LAJMI I FUNDIT:

Vuçiqit nuk i pëlqeu vendimi i Haradinajt për emërimin e Dijana Zhiviqit ministre e Bujqësisë

Vuçiqit nuk i pëlqeu vendimi i Haradinajt për emërimin e Dijana Zhiviqit ministre e Bujqësisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të hënën se ditëve në vijim do të bisedojë me udhëheqësit e tjerë serbë për politikën e Serbisë karshi Kosovës dhe mesazhet e të gjitha shteteve botërore. Presidenti serb ka reaguar edhe ndaj vendimit të kryeministrit Haradinaj për emërimin e Danijela Zhiviqit në postin e ministres së Bujqësisë.

“Në ditët e ardhshme do të bisedojë me udhëheqjen e Qeverisë për porositë e të gjitha vendeve të botës si dhe do të flasim për platformën e Serbisë për të ardhmën. Nëse ne e plotësojmë 100 për qind pjesën e marrëveshjes së Brukselit, ndërsa shqiptarët asnjë obligim dhe vendosin taksa 100 për qind si dhe zgjedhin persona privat në qeveri, atëherë shtrohet pyetja nëse politika jonë e përgjegjshme dhe serioze është përgjigja e vetme e mundshme”, tha presidenti Vuçiq, gjatë një konference për media pas takimit me ministrin e Jashtëm të Francës, Natali Loazo.

Dijana Ziviq emërohet ministre e Bujqësisë
Lexo po ashtu Dijana Ziviq emërohet ministre e Bujqësisë

Edhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dhe Lista Serbe e kanë kundërshtuar emërimin e ministres së re të Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës.


Përmes një komunikate për media, zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë thotë se ky emërim nuk paraqet vullnetin e popullit serb, e as legjitimitetin demokratik dhe si i tillë edhe do të trajtohet.

“Me këta persona nuk do të ketë asnjë komunikim dhe bashkëpunim nga ana e organeve shtetërore të Serbisë dhe pjesës së përfaqësuesve legjitim të të zgjedhurve të popullit serb në gjitha nivelet në Kosovë, përfshirë ato lokale dhe qëndrore”, thuhet në komunikatë, përcjell REL.

Qeveria e Serbisë vlerëson se ky veprim i pabesë i Prishtinës ka për qëllim shkatërrimin e qëndrimin të serbëve të Kosovës dhe dobësimin e pozitës së tyre politike.

Vendimin për emërimin e Dijana Zhiviq, si ministre të Bujqësisë së Kosovës e ka kundërshtuar edhe partia më e madhe e serbëve të Kosovës, Lista Serbe e cila ka mbështetjen e presidentit Aleksandar Vuçiq.

Përmes një komunikate, Lista Serbe thotë se ky emërim nuk e ka legjitimitetin e popullit serb.

“Nuk ka dallim mes Haradinajt dhe liderëve tjerë politik shqiptarë të Kosovës për të poshtëruar serbët” thuhet në komunikatë.

Më tutje theksohet se “Lista Serbe publikisht distancohet nga Diana Zhiviq si përfaqësuese e popullit serb” dhe se Lista Serbe nuk do të bashkëpunojë me të.

Lista Serbe në këtë komunikatë pretendon se ministrja e re vjen nga Partia e Pavarur Liberale që udhëhiqet nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviq.

Petroviq është i vetmi deputet serb në Kuvendin e Kosovës që nuk është pjesë e Listës Serbe.

Reagimet nga Qeveria e Serbisë dhe Lista Serbe pasojnë emërimin e Dijana Zhiviq, ministre të re të Bujqësisë, Pylltarisë e Zhvillimit Rural nga ana e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ish-ministri Nenand Rikallo, që është pjesë e Listës Serbe u shkarkua para pak ditësh pasi Partia Socialdemokrate e Kosovës e kushtëzoi votimin e buxhetit të vitit 2019 me shkarkimin e tij.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kalo në kategori