LAJMI I FUNDIT:

Rrëzohen nga motoçikleta dhe për pak sa nuk përfundojnë nën rrotat e kamionit, e ëma arrin në sekondën e fundit ta shpëtojë të birin (Video, +16)

Rrëzohen nga motoçikleta dhe për pak sa nuk përfundojnë nën rrotat e kamionit, e ëma arrin në sekondën e fundit ta shpëtojë të birin (Video, +16)

Një nënë ka arritur ta shpëtojnë birin e saj nga shtypja me kamion, në momentin që dyshja u rrëzuan nga motoçikleta me të cilën po udhëtonin dhe ranë pothuajse pak centimetra larg rrotave të kamionit që po lëvizte nga kahja e kundërt.

Ngjarja rrëqethëse është filmuar në Goi të Vietnamit, ku shihen tre persona duke udhëtuar me motoçikletë dhe në një moment e ëma me të birin që ishin të ulur pas rrëzohen dhe bien në asfalt, transmeton Telegrafi.


Por, ishte instinkti i të ëmës që reagoi me kohë për ta shpëtuar të birin, duke e rrëmbyer pasi kishte rënë pothuajse para gomave të kamionit që po lëvizte dhe vetëm pak centimetra e ndante nga vdekja.

Por, është interesant se si shoferi i motoçikletës nuk vëren asgjë derisa dëgjon rrotat e kamionit nga freni i befasishëm dhe ndalet për të parë se çfarë kishte ndodhur.

Të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin videon e kanë quajtur “mrekulli” që fëmija ka shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz, dhe e gjithë kjo është arritur falë reagimit të shpejtë të ëmës së tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori