LAJMI I FUNDIT:

Spasovski për personat e zhdukur: Nuk ka asnjë rast të trafikimit me organe

Spasovski për personat e zhdukur: Nuk ka asnjë rast të trafikimit me organe

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, sot ka mbajtur konferencë për shtyp në të cilën ka raportuar për personat e zhdukur dhe informacionet që u përhapën ditëve të fundit në lidhje me këtë temë.

Spasovski i quajti dezinformime dhe spekulime informacionet se personat të cilët janë denoncuar si të zhdukur, kanë qenë viktima të trafikimit me organe, njofton Telegrafi Maqedoni.

“As nuk ka raste të kidnapimeve, as raste të mungesës së organeve tek personat që kohëve të fundit kanë ndërruar jetë. Në Maqedoninë e Veriut nuk ka asnjë rast të vrasjes për nxjerrje të organeve”, tha Spasovski


Ai gjithashtu tha se nuk janë të sakta të dhënat se rritet numri i personave të zhdukur.

“Statistikat tregojnë se në 2018 ka pasur 370 të denoncuar si të zhdukur, ndërsa në vitin 2014 ka pasur 574 persona të zhdukur. Sot MPB është institucion transparent për dallim nga më parë kur nga opinioni fshiheshin vrasjet”, tha Spasovski.

Për rastet e të zhdukurve, ai tha se më shpesh përfundojnë me vetëvrasje dhe për këtë MPB respekton privatësinë e familjeve dhe nuk respekton më shumë informacione./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra

Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
“Nuk kam preferencë”, Rama flet për zgjedhjet në Kosovë në një intervistë për “El Mundo”, komenton edhe Gazën dhe vendimin e Trump për USAID

“Nuk kam preferencë”, Rama flet për zgjedhjet në Kosovë në një intervistë për “El Mundo”, komenton edhe Gazën dhe vendimin e Trump për USAID

Lajme
Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij

Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij

Kronika e Zezë
MPJD: Të gjitha qendrat e votimit jashtë vendit janë hapur sipas kohës së planifikuar

MPJD: Të gjitha qendrat e votimit jashtë vendit janë hapur sipas kohës së planifikuar

Lajme
QMK: Në 24 orët e fundit kemi pranuar 2028 thirrje nga qytetarët, alarmuan dhe për vendosjen e bombave në shkolla

QMK: Në 24 orët e fundit kemi pranuar 2028 thirrje nga qytetarët, alarmuan dhe për vendosjen e bombave në shkolla

Lajme
Kalo në kategori