LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët “sundojnë” tregun e kokainës në Britani

Shqiptarët “sundojnë” tregun e kokainës në Britani

Ekspertët britanikë kanë dalë në konkluzionin se mafia e pamëshirshme shqiptare po dominon tashmë tregun me një vlerë prej 5 miliardë paund të kokainës në Britaninë e Madhe.

Bandat e dhunshme nga vendi ynë thuhet të ketë marrë ngadalë ngadalë kontrollin e tregtisë së lëndëve narkotike në Britani, pasi u zhvendosën drejt ishullit qysh në fazat e hershme pas rënies së komunizmit, në vitin ’90.

Tashmë thuhet se banditë të frikshëm kontrollojnë thuajse të gjithë tregun në Britaninë e Madhe, me kokainën që ka arritur nivelet e saj më të lira që prej ’90-s, ndërkohë që pastërtia e saj po arrin majat si kurrë më parë në dekadën e fundit.


Mafia shqiptare, siç cilësohet në “The Mirror” të Mbretërisë së Bashkuar, ka marrë kontrollin e tregut të narkotikëve në ishull, duke zmbrapsur “grosistët” e duke negociuar drejtpërdrejt me kartelet kolumbiane. Kjo gjë u lejon atyre të ulin çmimin, ndërkohë që rrisin edhe cilësinë.
Britania e Madhe është e shqetësuar, pasi ka tashmë numrin më të lartë në Europë, të të rinjve përdorues të kokainës.

Një prej këtyre grupeve famëkeqe është “Hellbanianz”, një bandë që zotëron terrenin në periferinë Gascoigne, në Barking të Londrës lindore. E përbërë prej rreth 50 anëtarësh, grupi i banditëve publikojnë rregullisht foto në rrjetet sociale, duke shfaqur tufat me të holla dhe makinat e tyre super të shtrenjta. Faqja e këtij grupi në Instagram kishte 115 mijë ndjekës, përpara se të mbyllej në nëntor të vitit të kaluar.

Një zëdhënës i Agjencisë Kombëtare për Krimet tha se “grupet kriminale shqiptare kanë krijuar tashmë një profil të lartë dhe me ndikim brenda radhëve të krimit të organizuar në Britani, ndërkohë që kanë qasje të konsiderueshme në tregun britanik të narkotikëve, veçanërisht atë të kokainës”. /TCh/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës

Pacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës

Lajme
Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh

Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh

Lajme
I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

Lajme
Droga në lëkurë gjedhi në Krujë: Do të prodhohej 800 kg kokainë, baza sekrete pranë shtëpisë së politikanëve

Droga në lëkurë gjedhi në Krujë: Do të prodhohej 800 kg kokainë, baza sekrete pranë shtëpisë së politikanëve

Lajme
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Lajme
Përplasjet mes qeverisë dhe sistemit të Drejtësisë, diskutime për ndarjen e pushteteve në Kosovë

Përplasjet mes qeverisë dhe sistemit të Drejtësisë, diskutime për ndarjen e pushteteve në Kosovë

Drejtësi
Kalo në kategori