Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, si pasojë janë lënduar dy persona.
Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Sot rreth orës 14:30 në rrugën QMI, në Lipjan ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë raportuar lëndime trupore dhe dëme materiale. Në këtë aksident rrugor lëndime të lehta sipas mjekut kane marr dy persona dhe të njëjtit po trajtohen në Emergjencë në QKUK”, ka thënë Hoxha.
Njësitet policore të trafikut po kryejnë procedurat e parapara për vendin e ngjarjes.
Gjithashtu, në aksidentin e rëndë të komunikacionit, që ndodhi të shtunën në fshatin Zhur të Prizrenit kanë mbetur të vdekur tre persona të vdekur, të cilët janë anëtarë të një familjeje.
Policia e Kosovës në vazhdimësi apelon te të gjithë ngasësit në trafik që të bëjnë kujdes të shtuar, pasi që edhe rrugët janë të rrëshqitshme si pasojë e borës së fundit në vend./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Analistët: Zhvillimet rreth Këshillit të Evropës rrezikojnë të ulin ritmin e integrimit evropian të Kosovës
Nënsekretarja amerikane e Shtetit viziton trupat amerikane të KFOR-it, sheh veriun nga helikopteri
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare