LAJMI I FUNDIT:

Arsenali mposht Southamptonin dhe kthehet në katërshe

Arsenali mposht Southamptonin dhe kthehet në katërshe
Arsenali (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Arsenali ka fituar në shtëpi ndaj Southamptonit me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Ligën Premier.

Skuadra e Unai Emeryt ka fituar pa shumë vështirësi ndaj Southamptonit në ndeshjen e cila i ka rikthyer në katërshe të kampionatit anglez.


Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Topçinjve, të cilët përkundër shumë rasteve arritën të shënojnë edhe dy gola.

Festa e Lacazettes pas golit të shënuar (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm gjashtë minutave lojë dhe ishte sulmuesi Alexandre Lacazette, i cili shënoi nga afërsia për 1-0.

Pas këtij goli, Arsenali gjeti edhe të dytin me anë të Henrikh Mkhitaryan që shënoi për 2-0 në minutën e 17-të.

Momenti i golit nga Mkhitaryan (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë e barabartë nga të dyja skuadrat, por pa shumë raste për gol dhe në fund ndeshja përfundoi me rezultatin e pjesës së parë.

Mesut Ozil u rikthye në fushë pas shumë ndeshjeve (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Me këtë fitore, Arsenali rikthehet në pozitën e katërt me 53 pikë apo një më shumë se Manchester Unitedi i pesti, ndërsa Southampton zë vendin e 18-të me 24 pikë.

Në ndeshjen e radhës, londinezët luajnë në shtëpi me Bournemouthin, ndërsa Southamptoni e pret Fulhamin. /Telegrafi/