Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se Ligji i ri për deklarimin e pasurisë do të mundësojë administrim më efikas të të dhënave të deklarimit, duke garantuar zbatim efikas të politikave të reja si dhe duke përmbushur rekomandimet e Bashkimit Evropian.
Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “me vite ka pasur debat nëse sistemi aktual i deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik është sistemi i duhur dhe nëse misioni i deklarimit të pasurisë është në funksion të parandalimit të abuzimit, keqpërdorimit, konfliktit të interesit dhe korrupsionit”.
“Ky debat do të marr fund me Projektligjin e ri për deklarimin e pasurisë, të cilin jam duke e përgatitur për ta sponsorizuar në Kuvend. Një reformë e thellë është shtruar në këtë projektligj, përmes së cilit po reformojmë secilin aspekt që deri më tani nuk ka funksionuar, duke rritur pritjet dhe përgjegjësitë, duke mundësuar administrim më efikas të të dhënave të deklarimit, duke garantuar zbatim efikas të politikave të reja si dhe duke përmbushur rekomandimet e Bashkimit Evropian”, ka thënë Tahiri, përcjell Telegrafi.
Sipas tij, deklarimi i pasurisë do ketë mision të qartë, mbështetur edhe me instrumente që e mundësojnë verifikimin e të dhënave.
“Do të kemi ri klasifikim të pozitave që duhet të deklarojnë pasurinë, një listë të re dhe të zgjeruar, jo vetëm nga cilësimi i pozitave të larta publike, por edhe nga cilësimi i secilës pozitë ku ka potencial për abuzim, keqpërdorim të parasë publike dhe konflikt të interesit”.
“Deklarimi i pasurisë, bashkë me evitimin e konfliktit të interesit do të konstituojnë instrumente jashtëzakonisht të rëndësishëm në luftën tonë kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit”, ka thënë Tahiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPersoni që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
Trendafilova: Nuk mendoj që SHBA-të do të përfshihen në Gjykatën Speciale
Trendafilova: Rastin Thaçi dhe të tjerët Prokuroria e përfundon në prill të vitit 2025
Pasardhës të heronjve të Kosovës: Dorent, Betim dhe Edon Berisha në shërbim të atdheut
Sonte tërmet në Maqedoni
“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para