Dispozita e Kodit të Ri të Procedurës Penale, sipas të cilës suspendohet nga puna çdo zyrtar publik, përfshirë edhe deputetët që bëjnë veprime politike, po konsiderohet frikësuese dhe e papranueshme nga partitë opozitare. Kjo sipas tyre, jep mundësi të lejohet që aktakuza të përdoret si armë ndaj kundërshtarëve politik.
Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Legjislacion, Albulena Haxhiu thotë se me anë të Kodit të ri të Procedurës Penale, Qeveria është munduar që ta përshtat atë me kodin e ri penal.
Sipas saj, edhe pse ka avancime në disa pjesë, janë disa dispozita problematike.
Haxhiu tha se me anë të një dispozite, Qeveria po mundohet që kushdo që bën veprime politike brenda Kuvendit, institucionet e drejtësisë të hakmerren për këtë. Si dhe gjykimin në mungesë për krime lufte, sipas saj, të gjithë ata që kanë kryer krime lufte në Kosovë të ndiqet në mungesë.
Ndërsa, siç konsideron deputetja në kodin e ri theksohet se të paktën në shqyrtimin fillestar dhe shqyrtimin e dytë të sigurohet prania e personit të dyshuar.
Për këto arsye, Haxhiu tha se në Komisionin për Legjislacion është rekomanduar që të mos përkrahet Kodi i Ri i Procedurës Penale.
“Ne e kemi analizuar, kemi shqyrtuar dhe në komisionin për legjislacion kemi rekomanduar që të mos përkrahet. Tash kanë qenë dy arsye kryesore që ne i kemi konsideruar të vlefshme për të mos i dhënë përkrahje… Kjo ka nis prej presidentit Thaçi që po mundohet me përdor këto dispozita që kuptojnë një luftë speciale ndaj eksponentëve politikë. Në këtë rast kanë bërë që kushdo që është duke u akuzuar, ose ka të ngritur aktakuzë për një vepër penale, atëherë gjykata mund të suspendoj nga detyra, personin në fjalë. Kjo lënë të nënkuptoj se dhe për veprime politike brenda kuvendit të Kosovës, thjesht do të mundet që dikush brenda institucioneve të drejtësisë të hakmerret për shkak që kështu ja kërkon dikush tjetër… Ndryshimi që ka sjell ministria e që tenton të minoj ndryshimin e Vetëvendosjes është që të paktën në shqyrtimin fillestar dhe shqyrtimin e dytë të si gurohet prania e personit të dyshuar dhe pastaj në seancat gjyqësore të vazhdohet pa pranin fizike të tij”, shprehet Haxhiu.
Për anëtarin tjetër të këtij komisionin, deputetin Korab Sejdiu, ky projekt-kod i ri i procedurës penale ka disa çështje që nuk kanë qenë të trajtuara nga kodi aktual.
Mirëpo, sipas tij, duhet pasur kujdes tek çështja e pezullimit të punës nga zyrtarët publik se a do të jetë deri në fazën kur ngritët aktakuza, kur të konfirmohet, apo kur të shpallet i fajshëm.
Ndërsa, thekson se nuk duhet të lejohet që aktakuza të përdoret si armë e pushtetit për eliminimin e kundërshtarëve politik, prandaj tek kjo çështje, sipas tij, duhet pasur kujdes.
Vendimin për votim të këtij projekt-kodi thotë se do ta merr pas konsultimeve se sa është i denjë dhe sa do të votohen amendamentet para se të me hyjë në fuqi pas leximit të dytë.
“Ka disa gjëra të reja që i trajton ky projekt kod që nuk kanë qenë të trajtuara nga kodi aktual i procedurës penale. Për shembull ka tendencë që t’i jepet pak më shumë kompetenca prokurorit tek masat e fshehta. Pastaj ka çështje tjera që ndërlidhen me gjykimin në mungesë, pastaj çështja tjetër, jashtëzakonisht e rëndësishme është mundësia e ankesës ndaj prokurorit për pushimin e hetimeve… Nëse lejohet që aktakuza të përdoret si armë e tyre ndaj kundërshtarëve politik atëherë i kemi bërë një dëm të madh shoqërisë sonë. Prandaj duhet me pasur një kujdes në këtë drejtim… Vendimi përfundimtar është natyrisht çfarë versioni përfundimtar kemi pas amendamenteve pas ndryshimeve të caktuara, ku dhe do të marrim vendim, fillimisht politik, a me marr pjesë a jo në votim. Nëse po, atëherë në kontekst të vlerësimit të projekt kodit, a është i denjë për me hy në fuqi pas leximit të dytë”, deklaron Sejdiu.
Institutit i Kosovës për Drejtësi konsideron se në dy fusha kodi i procedurës penale nuk e ka përmirësuar gjendjen në sistemin e drejtësisë.
Sipas tyre, gjykimi në mungesë, përveç krimeve të luftës nuk mund të zbatohet në kuadër të veprave tjera penale, kurse në kodin e ri parashihet si i tillë. Ndërsa, aspekti tjetër i dëmshëm, thonë që është rritja e afatit të hetimit nga dy vite nga katër vite.
Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, thotë se dekriminalizimi i politikës është parë në disa dispozita të këtij kodi të ri të procedurës penale.
Mirëpo, pavarësisht kësaj, ai tha se pa u larguar një vendim i Gjykatës Supreme dhe pa ndryshime kushtetuese nuk mund të ndodh dekriminalizimi i plotë i skenës politike.
“Në fuqi e kemi ende një vendim të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, e cila e përcakton në mënyrë të qartë se dekriminalizimi i politikës pa ndryshime kushtetuese nuk mund të ndodhë me ndryshime ligjore. Në këtë drejtim ne si IKD e kemi potencuar dhe më herët dhe kemi bërë hulumtimi se e vetmja mënyrë që kjo të ndodhë në Kosovë është përmes një kodi të etikës dhe një vullneti politik, ku partitë politike nuk do të lejojnë që zyrtaret e tyre që janë në procedura penale, qoftë të kandidojnë ose kur janë pjesë e qeverisë të njëjtit të përjashtohen”, thotë ai.
Edhe pse ky projekt-kod ka ardhur nga Ministria e Drejtësisë, ministri i këtij dikasteri, Abelard Tahiri nuk ka pranuar që të përgjigjet për këtë çështje.
Përndryshe, Kodi i ri i Procedurës Penale është vendosur në rend të ditës në seancës e radhës që do të mbaj Kuvendi i Kosovës./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Kina heq vizat për qytetarët e Maqedonisë së Veriut
Gashi uron Ditën e Alfabetit: E vlerësoj këtë festë dhe gjuhën shqipe si gurthemel të shoqërisë dhe diversitetit etnik
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje