LAJMI I FUNDIT:

Analistët thonë se zgjedhjet nuk i konvenojnë as Veselit, as Haradinajt

Analistët thonë se zgjedhjet nuk i konvenojnë as Veselit, as Haradinajt

Taksa e vendosur ndaj Serbisë, ka shkaktuar plasaritje të madhe brenda koalicionit qeverisës dhe kjo po vërehet çdo ditë në deklaratat e zyrtarëve të PDK-së dhe AAK-së. Por, pavarësisht kësaj, analistët nuk po i shohin zgjedhjet si opsion.

Madje, edhe LDK-ja, e cili në vazhdimësi ka kërkuar zgjedhje, së fundi ka thënë se është e nevojshme një qeveri gjithëpërfshirëse, e cila krahas përmbylljes së procesit të dialogut, do ta përgatiste vendin për zgjedhje të reja.

Këtë ofertë të LDK-së, analisti Imer Mushkolaj e sheh si joserioze.


“Është më shumë për t’u treguar ndërkombëtare, respektivisht për ta përballur presionin që i bëhet se ja e kemi një opsion për të dalë nga kriza, por realisht nuk është opsioni i mundshëm, duke pasur parasysh qëndrimin e njohur të Vetëvendosjes, e cila në bazë të qëndrimit të deritashëm, nuk besoj se do të jetë pjesë e një qeverie gjithëpërfshirëse”, tha Mushkolaj për Radio Kosovën.

Por, a janë zgjedhjet zgjidhje? Mushkolaj thotë se pavarësisht situatës brenda koalicionit qeveritar, asnjërit prej partnerëve nuk iu konvenojnë zgjedhjet, për vetë faktin se taksa si shkaktar, është një element populist.

Edhe analisti tjetër, Blerim Burjani, nuk sheh zgjedhje të reja në këtë moment të dialogut me Serbinë, e po ashtu duke pasur parasysh edhe mosfunksionalizimin e KQZ-së, që, sipas tij, presidenti po e mban peng.

Ai thotë se mund të formohet një qeveri kalimtare pa AAK-në, Vetëvendosjen dhe PSD-në.

“Unë nuk pres zgjedhje të jashtëzakonshme, por vetëm riformulim të Qeverisë. LDK-ja tashmë ka dhënë sinjalet e para se është e interesuar të jetë pjesë e qeverisjes së re dhe me një marrëveshje të re, LDK, PDK dhe Nisma. Këta mund ta formojnë një qeveri kalimtare”, tha Burjani.

Zgjedhje apo riformulim i Qeverisë, kjo mbetet të shihet, por përplasjet brenda partnerëve të koalicionit tashmë kanë dalë haptazi. Përderisa kryeministri Haradinaj dhe zyrtarët e tjerë të AAK-së janë këmbëngulës që taksa ndaj Serbisë të mos hiqet, zyrtarë të PDK-së, ministra e zëvendësministra kërkojnë reflektim nga shefi i tyre në Qeveri.

Sidoqoftë, sipas analistit Imer Mushkolaj, zgjedhje mund të ketë, vetëm nëse SHBA-ja është e interesuar për një gjë të tillë dhe nëse Haradinaj shihet vërtet si pengesë në planet e SHBA-së për ta çuar përpara dialogun me Serbinë.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Shëndetësi
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Kronika e Zezë
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani

Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Kalo në kategori