LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, punëtori administrativ transferon ilegalisht më shumë se një milion denarë

Maqedoni, punëtori administrativ transferon ilegalisht më shumë se një milion denarë

Sektori për Punë të Brendshme në Shtip ka ngritur padi penale kundër një personi për dyshimin se ka
kryer vepër penale “përvetësim”, i cili ka transferuar mbi një milionë denarë në xhirollogaritë e familjarëve të tij.

Nga MPB thonë se kallëzimi penal është ngritur kundër personit K.K. (46).

“Në periudhën nga 11.01.2016 deri më 17.10.2018 të këtij viti, si punëtorë administrativ tek një përmbarues, nga xhirollogaria bankare të një përmbaruesi tjetër, të cilën e posedon punëdhënësi i tij, ka transferuar 1.425.956 denarë në gjashtë xhirollogaritë bankare të familjarëve të tij. Pas kësaj, nga bankomati me anë të kartelave të tyre ka tërhequr paratë”, thonë nga MPB./Telegrafi/