Lidhjet e reja janë gjithmonë emocionuese, intrige dhe të mbushura me pasion.
Thjesht argëtohemi me partnerin e ri dhe mundohemi ta njohim njëri-tjetrin më mirë pa e analizuar sjelljen e njëri-tjetrit, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, pavarësisht entuziazmit për dashurinë e re, është kruciale t’i kushtoni vëmendje asaj çfarë po ndodh në fazën e “mjaltit”, sepse fillimi i lidhjes është kyç për ndërtimin e një lidhje afatgjate.
Duke marrë parasysh këtë, ekspertët kanë vendosur t’ju sjellin disa prej gabimeve në fazën e hershme të lidhjes të cilat mund t’jua dëmtojnë të ardhmen.
Jeni duke e toleruar sjelljen e keqe
Mos respektimi i hapësirës personale, shakatë e tepruara, kërcënimet për ndarje, sugjerimet se si duhet ta përmirësoni pamjen fizike, agresiviteti, vonesat, injorimet, etj… Shumica e njerëzve i ‘injorojnë’ disa prej këtyre shenjave të këqija për shkak se aspektet tjera të lidhjes janë të mira.
Por, përse këto janë gjëra të këqija? Nëse i injoroni këto shenja të një lidhje toksike, një ditë do ta kuptoni se e keni investuar një sasi të madhe të kohës dhe energjisë në dikë që ka qenë duke ju trajtuar keq për vite të tëra.
Si ta rregulloni? Mos qitni shumë kushte, thjesht shprehni pritshmëritë tuaja në mënyrë të sjellshme. Si p.sh. “Mua nuk më pëlqen kur dikush vonohet gjithmonë”, etj. Nëse këto mënyra të sjellshme nuk funksionojnë, menjëherë largohuni dhe mos ktheni kokën pas.
Rikujtimi i të kaluarës
Disa gjëra duhet të lihen në të kaluarën. Kjo përfshin ish- partnerët, krahasimin e partnerit të ri me ta, si dhe shprehitë e vjetra që ndërlidhen me lidhjet e mëhershme.
Përse është kjo gjë e keqe: Përmendja e ish- partneres shumë shpesh mund të jetë gjë shumë e bezdisshme për partnerin. Ata mund të fillojnë ta krahasojnë veten me ta dhe kjo do t’jua prishë lidhjen.
Jeni duke u shtirur sikur dikush tjetër
Gjithmonë duam që të dukemi më mirë se ç’jemi në të vërtetë, andaj kemi tendenca t’i mbajmë fshehtë trajtat e këqija tonat, por kjo nuk mund të zgjatë përgjithmonë.
Mbajtja e sekreteve nga partneri në fillim të lidhjes mundet vetëm të krijojë gënjeshtra më të mëdha. Nëse lidhja e re është e bazuar në gënjeshtra, atëherë keni kujdes. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse nuk duhet t’i thuash fëmijës ‘po’ për çdo gjë?
Femra në karrierë: Flakeni ndrojtjen, depresionin dhe stresin
Ngjyrat e thonjve që jua bëjnë duart të duken si të vajzave të reja!
Si të rrisni gjoksin me këto tri metoda natyrale
Gabimet që i bëjnë më së shpeshti prindërit në raport me fëmijën e llastuar
Sheh në ëndërr veten sikur je shtatzënë, zbulo tani kuptimin e saj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit