Autoritetet kompetente në Kosovë thonë se janë në grumbullim e sipër të të gjitha dokumenteve të nevojshme për të bërë regjistrimin e kombinatit metalurgjik “Trepça” si shoqëri aksionare.
Kombinati metalurgjik “Trepça”, gjendet në Komunën e Mitrovicës. Sektorët e tij gjenden në pjesën veriore dhe atë jugore të qytetit.
Andaj, dokumentacioni për regjistrimin e kësaj ndërmarrjeje po kërkohet edhe nga pjesa tjetër e “Trepçës” në veri.
Regjistrimi i “Trepçës”, pason miratimin nga Kuvendi i Kosovës javë më parë të statutit të “Trepçës”, që i hapi rrugë regjistrimit të ndërmarrjes si shoqëri aksionare, ku 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës dhe 20 për qind janë aksione të punonjësve të “Trepçës”.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ditë më parë në ceremoninë e shënimit të 30-vjetorit të Grevës së Minatorëve në Stantërg, ka kërkuar që sa më shpejt të dorëzohen të gjitha materialet e nevojshme për regjistrim të “Trepçës”.
Ai ka kërkuar edhe nga “Trepça” në veri që ta përgatisë të gjithë materien e nevojshme për të gjithë punëtorët në mënyrë që të drejtat e aksionarëve të zbatohen.
Lidhur me grumbullimin e dokumentacionit të nevojshëm për regjistrimin e “Trepçës”, kryetari i Bordit mbikëqyrës të ndërmarrjes, Ardian Syla, thotë për Radion Evropa e Lirë se planifikojnë që gjatë javës tjetër të grumbullohet i gjithë dokumentacioni, i cili mundëson pastaj regjistrimin e ndërmarrjes si shoqëri aksionare.
“Nuk ka asnjë problem në grumbullimin e dokumenteve, jemi në proces të grumbullimit të këtyre dokumenteve sipas kërkesave të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve. Deklarata e kryeministrit i ka paraprirë asaj që të ketë një bashkëpunim më të shpejtë dhe të përfundohet më shpejt procesi pasi që është një interes i Qeverisë, si dhe është interes i punëtorëve që të bëhen pjesë e aksioneve ashtu siç parashihet me Ligjin për ‘Trepçën’”, thotë Syla.
Ai thekson se regjistrimi i “Trepçës” ka specifikat e veta, pasi që për herë të parë në Kosovë kemi një kompani e cila regjistrohet si shoqëri aksionare ku një pjesë e aksioneve janë të Qeverisë dhe pjesa tjetër e punëtorëve, në këtë rast minatorëve të “Trepçës”.
Qeveria e Kosovës po bën përpjekje që regjistrimi i “Trepçës” të bëhet sa më shpejtë, pasi që ka kundërshtuar që çështja e “Trepçës” të jetë pjesë e dialogut në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Miratimi i Ligjit për “Trepçën”, në tetor të vitit 2016 dhe statuti i “Trepçës” javë më parë kishte nxitur reagimin e Beogradi zyrtar, pasi që këtë kombinat Serbia vazhdon ta konsiderojë si pjesë të ekonomisë së saj. Ata në vazhdimësi kanë kërkuar që çështja e “Trepçës” të futet në dialog me Serbinë.
Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq, kishte deklaruar “sa i përket çështjes se a është ‘Trepça’ pjesë e dialogut, Bashkimi Evropian, si ndihmës i procesit ka qenë gjithmonë i qartë që rendi i ditës në dialog përcaktohet nga Beogradi dhe Prishtina”.
Haki Shatri, këshilltar për ekonomi i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se është kërkesë e Qeverisë që bordi i “Trepçës” të mos neglizhojë këtë çështje dhe sa më parë të mbledhë dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin e “Trepçës” si shoqëri aksionare.
“Kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar që të mblidhet dokumentacioni i nevojshëm për t’u regjistruar ‘Trepça’ si shoqëri aksionare, është kërkuar të përshpejtohet procesi, pasi që nuk ka arsye të ketë vonesa. Baza ligjore është, statuti është aprovuar. Kryeministri e ka shtyrë përpara që të përfundojë ky proces në nivel qendror dhe tani është kompetencë e bordit të bëjë regjistrimin dhe të fillohet puna”, thekson Shatri.
Kombinati metalurgjik “Trepça”, gjendet në Komunën e Mitrovicës. Sektorët e tij gjenden në pjesën veriore dhe atë jugore të qytetit. “Trepça”, sot, brenda Kosovës, përbëhet prej 41 njësive të ndryshme, që grupohen kryesisht në tri komplekse të mëdha: në miniera me flotacione, në parkun industrial në Mitrovicë dhe në kompleksin e shkritoreve.
“Trepça” ishte në mesin e ndërmarrjeve më të mëdha në ish-Jugosllavi, por tani ajo po përballet me nivel të ulët të prodhimit, vështirësi të mëdha financiare dhe me mosmenaxhim të duhur.
Autoritetet në Kosovë kanë bërë të ditur se pas regjistrimit të ndërmarrjes si shoqëri aksionare, do të fillohet me zhvillimin dhe rimëkëmbjen e kësaj ndërmarrjeje. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
“Një erë fryn, këtu ndalet rryma”, bizneset e dëmtuara nga ndërprerjet e energjisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?