LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria: Shoferi i autobusit të aksidentuar ka marrë kërcënime për jetën

Prokuroria: Shoferi i autobusit të aksidentuar ka marrë kërcënime për jetën

Prokurori publik Ljubomir Joveski, sot informoi se shoferi i autobusit “Durmo Tours” i cili u aksidentua në Llaskarcë, ka marrë kërcënime për jetën.

Jovesi bëri thirrje që të respektohet prezumimi i pafajësisë dhe shtoi se akoma nuk është vërtetuar përgjegjësia për aksidentin tragjik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të gjitha lajmet nga aksidenti tragjik në Llaskarcë
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga aksidenti tragjik në Llaskarcë

“Ekziston një dyshim i tillë në Prokurori. Do të apeloja që të respektohet prezumimi i pafajësisë. Në këtë moment Prokuroria nuk mund të vërtetojë përgjegjësinë”, tha Joveski.


Ai shtoi se që të respektohet privatësia e shoferit dhe shtoi se është në ndjekje gjatë gjithë kohës.

Ndryshe, shoferi i autobusit të aksidentua një herë është marrë në pyetje nga Prokuroria, por nuk është përjashtuar mundësia që të merret sërish në pyetje.

Nga aksidenti tragjik në Llaskarcë jetën e humbën 15 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë u lëndua, prej të cilëve ka akoma që janë në gjendje kritike./Telegrafi/